Adi,Sori “Atë sjellje e bën mosha”

02/05/2009 11:47

 


02/05/09 00:12

Adi, Sori dhe Ari komentojnë mbi raportin e Adelës dhe Bjordit. Ari është pesimist për lidhjen e tyre dhe duke i parë zënkat e përditshme, mendon se nuk ka për të zgjatur shumë si histori. Sori dhe Adi e mendojnë ndryshe. Adi shprehet se ata duhet të mendojnë me moshën e dy të rinjve e jo duke u nisur nga eksperiencat e tyre. Sipas tij, këto zënka janë lojëra që pa to nuk do kishte variacion lidhja e tyre. Adi tregon se edhe ai në moshën e tyre sillej njësoj si ata, në mos bënte edhe më shumë. Sori i mbështet mendimin dhe shton se ai ka thurur poezi, proza duke ia kushtuar dashurisë së parë dhe mezi duronte deri sa të shkonte në shkollë e t’ia recitonte. Ari shprehet se nuk ka dashuruar ndonjëherë në këtë formë. Për Adin, është mëse normale kjo lloj sjelljeje e tyre, por Sori mendon se Bjordi është rritur në tjetër ambient, ku nuk është nevoja që ai të bëjë shumë për të treguar atë që ndjen. Ai thotë se Bjordi u ambientua me vështirësi me ta. Sori tregon se në fillim kur njohu Bjordin, e kishte paragjykuar për sjelljen e tij sepse i dukej paksa “femërore”, por tani që e ka njohur, i duket normale për karakterin e tij të dashur e të butë.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.