Apple tërheq vëmendjen ndaj elektricitet statik në iPod e iPhone

20/05/2009 15:58

 

Edhe pse gjoja problemi i goditjeve të vogla të rrymës nëpërmes dëgjueseve të cilat futen në vesh nuk është i kufizuar vetëm në dy pajisjet e përmendura të Apple, kompania ka vendosur të deklarohet me anë të një njoftimi publik.

Natyrisht, për të ndodhur një gjë e tillë, nevojiten të përmbushen kushte të caktuara, të cilat janë në këtë rast një mjedis jashtëzakonisht i thatë pa lagështi që shkakton mbledhjen e elektricitetit statik në pajisjet iPhone dhe iPod.

Në të njëjtën kohë Apple thekson se një problem i ngjashëm godet çfarëdo lloj hardueri të ngjashëm dhe dëgjueset e cilitdo prodhues, mirëpo për çdo rast kanë vendosur t’u tërheqin vëmendjen përdoruesve se nuk bëhet fjalë për gabim në vet pajisjet.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.