Big Brother Albania 2, sipas Bikës

11/04/2009 17:43

 

republika bika big brother albania 2 Big Brother Albania 2, sipas Bikës

Bjordi, i pabesë. Ishte një thikë pas shpine për mua

Qetsorit: “Vazhdo të luash më fort dhe nxirri nga shtëpia banorët e rinj”

INTERVISTA

Bika, cilat ishin gabimet tuaja në “Big Brother”?

 Lotët e mi të sinqertë të shtunën, që u interpretuan si dobësi, por nuk ishin të tillë.

 A u penduat për diçka që do doje ta ndryshoje po të riktheheshe aty brenda?

 Jo aspak, kam bërë çdo gjë në atë mënyrë që unë jam.

 Kush banor të ka zhgënjyer dhe pse?

 Adela, se i ka gënjyer banorët dhe Bjordi, sepse e mbaja si vëlla dhe më hëngri pas krahëve.

 Kush nga banorët shtiret plotësisht?

 Adela.

 Kush të është dukur më i rrezikshmi?

 Asnjë.

 Kush të preu në besë? Bjordi.

 Pse javën e fundit u mbylle krejtësisht?

 Jo aspak, përveç të shtunës, e gjithë java ka qenë më se normale për mua. Kam qeshur, biseduar me të gjithë banorët, pavarësisht sesi është dukur jashtë.

 Bika, a duhet të mendojmë se brenda nuk je aq e fortë sa përpiqesh të dukesh?

 Jo, unë jam e fortë dhe kam qenë edhe aty brenda, sepse ky është karakteri im, kjo jam unë.

 Po të riktheheshe në “Big Brother”, kë nga banorët do të doje te gjeje dhe kë nuk do doje të gjeje aty brenda?

 Banorët që do doja të gjeja përsëri brenda janë: Dritani, Sori, Lirita dhe Arjoni.

 Pas daljes nga “Big Brother”, cili është komenti më i bukur dhe i sikletshëm që ke marrë?

 Kam mbetur e befasuar nga ngrohtësia e publikut jashtë. Njerëz që më përgëzonin dhe unë i falënderoj shumë. Çdo koment ka rëndësinë e vet dhe e kam shumë të vështirë të veçoj, por po përmend të parin që kam marrë: “Bika, ke qenë dhe mbetesh njësh”. Kurse komente të sikletshëm deri tani asnjë.

 A do ishit gati ta lije Lazaratin për Tiranën?

 Vetëm nëse do më realizohej ëndrra ime për oficere policie, por vetëm fizikisht, sepse zemra ime jeton në Lazarat

 

“Big Brother”, sipas Bikës

 

LIRITA

Gjërat pozitive- Gazmore dhe çapkëne

Gjërat negative- Për mua nuk ka

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Bravo”

ADELA

Gjërat pozitive- Zyshë e mirë

Gjërat negative- Hipokrite

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Më ke zhgënjyer”

ZHULJETA

Gjërat pozitive- Sytë e bukur

Gjërat negative- Mbivlerësim i vetes

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Sikur të ishe edhe brenda kështu siç je jashtë”

ERJOLA

Gjërat pozitive- Fotozhenike

Gjërat negative- Mënyra e të folurit

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të uroj sa më parë një familje të lumtur”

AIDA

Gjërat pozitive- Energjike dhe inteligjente

Gjërat negative- Ndonjëherë ndërhyn edhe ku nuk i takon

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të kam shumë xhan”

MOZA

Gjërat pozitive- Bukuroshe

Gjërat negative- E fi ksuar pas vetes

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të mirëpres në Lazarat”

MESIDA

Gjërat pozitive- E drejtpërdrejtë dhe çapkëne

Gjërat negative- Nuk ka

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “No stress”

ADI

Gjërat pozitive- Humori i hollë

Gjërat negative- Nuk i merr gjërat seriozisht

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Tërbohu”

PAVLIN

Gjërat pozitive- I drejtë

Gjërat negative- I heshtur

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të uroj gjithë të mirat në jetë”

DRITAN

Gjërat pozitive- Shumë inteligjent, serioz dhe i matur

Gjërat negative- Nuk ka

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Ti meriton të fi tosh”

AGON

Gjërat pozitive- Humori i mirë

Gjërat negative- Përdor fjalë jo të mira

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Dashuria nuk është lojë o zotëri”

BJORDI

Gjërat pozitive- Inteligjent dhe simpatik

Gjërat negative- I pabesë

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Më ke zhgënjyer totalisht, ishe një thikë pas shpine për mua ‘vëlla’”

ARJON

Gjërat pozitive- Inteligjent dhe shumë xhentil

Gjërat negative- Infl uencohet nga Sori

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Ke një familje të mrekullueshme”

QETSOR

Gjërat pozitive- I gjithanshëm

Gjërat negative- Intrigant

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Vazhdo të luash më fort dhe nxirri nga shtëpia banorët e rinj”

ANI

Gjërat pozitive- S’ka

Gjërat negative- Ka mendime të cekëta

Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “U bone ti” Sa për Junën, Tonin dhe Arin nuk dëshiroj

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.