Eleminim i dyfishtë

12/04/2009 09:35

 

“Big Brother” ka vendosur për një eleminim të dyfishtë. Banorët janë takuar me personat e kandiduar, dhe janë izoluar në një nga dhomat e gjumit. Mimoza dhe Dritani ishin dy personat që rrezikonin të dilnin. Publiku ka vendosur që banori që duhet të lërë shtëpinë e “Big Brother” duke humbur përfundimisht mundësinë për të fituar 70 mijë euro të ishte Dritani. Mimoza kishte një tjetër funksion në eleminim e dytë. “Big Brother” kishte vendosur dy zarfe dhe ajo duhet të zgjidhte njërin nga to. Banorët duhet të përzgjidhnin se cilin banor dëshironin të shpëtonte nga dalja dhe kjo duhej bërë në mënyrë zinxhir. Katër personat që dolën në nominim ishin Ari, Juna, Ani dhe Eltoni. Publiku vendosi që nga katër të nominuarit personi që duhej të largohej të ishte Ani.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.