Fansat tifo për çiftin Mimoza - Arjon

29/03/2009 15:25

 

Të gjihë ata që ndjekin “Big Brother” janë të mendimit se mbase ka ardhur momenti të shohim më shumë spektakël. Këtë javë që Mimoza është në nominim, kuptoi se duhet të japë shumë më tepër brenda asaj shtëpie nga ç’kishte bërë deri tani. Të jesh e bukur dhe të refuzosh meshkujt, mesa duket nuk mjafton. Mimoza e cila që në fillim tregoi që jo vetëm nuk e pëlqen Arjonin por disa herë edhe e ka nominuar me pretekstin se “ai do të dijë shumë rreth jetës time”. Këtë javë Mimoza jo vetëm që nuk ka shfaqur shenja refuzimi dhe antipatie ndaj Arjonit, por ka qëndruar në lojën e tij. Arjoni ka thënë se me Mozën do fejohej menjëherë pasi e pëlqen. Mesa duket Arjoni nuk dëshiron që Mimoza të dalë, madje edhe vetë ai ka thënë se këtë javë duhet të dalë Lirita, dhe me zgjuarsinë e tij po mundohet që Mimon ta ingranojë në lojë, me një fjalë po e ndihmon.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.