Flet babai i Eltonit

11/04/2009 17:45

 

eltoni-sport-big-brother-albania-2Djali im është i afrueshëm dhe kjo mund të erret si dobësi.

Ai nuk ndikohet, sepse ka strategjinë e tij

Lajmin se u pranua në përzgjedhjen për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, prindërit e Eltonit e pritën shumë të entuziazmuar. Pavarësisht se vendimi për të marrë pjesë në një spektakël të këtyre përmasave ishte totalisht i Eltonit dhe askush nuk mund të ndikonte në vendimet e tij, ai ka pasur gjithmonë përkrahjen e plotë të prindërve. Eltoni ka mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për anglisht, por zotëron edhe italishten dhe greqishten; ka punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si përgjegjës në sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, dhe më pas si këshilltar i ministrit në po këtë sektor; ka qenë inspektor i Komisionit të Zgjedhjeve në vitet 2003-2005 dhe më pas ka punuar si këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Ekonomisë. Por jeta e tij nuk ka ecur gjithmonë duke ngjitur shkallët e karrierës. Si shumë të rinj, e ka provuar edhe ai shijen e hidhur të emigracionit në shtetin fqinj, Greqi, ku ka punuar për rreth dy vjet, nga viti 2006 Reagimi i prindërve të Junës është mjaft interesant. Ajo është 31 vjeçe dhe ka ikur jashtë para 12 vjetësh, kështu që prindërit thonë se kanë humbur shumë vite të rëndësishme të jetës së saj. Më 1 prill e ëma ishte sëmurë dhe ajo e mori në telefon duke i thënë: “Të të sëmur më shumë?

Do të hyj në ‘Big Brother’”. Megjithatë, prindërit e përjetuan shumë pozitivisht këtë fakt, pasi tani kanë mundësi ta shikojnë vajzën e tyre 24 orë, dhe pse jo, ta njohin më shumë. “Është një dhuratë për ne”, thotë babai i saj.

Prindërit e kësaj konkurrenteje nuk kanë komplekse për detaje të vogla të performancës së Junës, siç është fakti që ajo pëlqen të ecë zbathur etj. Babai i vajzës, Virgjili, rrëfen më pas se Juna është “self made woman”, pra ia del vetë në çdo situatë dhe e përjeton çdo gjë deri në fund. Ajo ka bërë nga të gjitha llojet e punëve në Gjermani dhe e ka siguruar shkollimin dhe jetën krejtësisht vetë. Juna jeton në Keln dhe studion për Romanistikë, që në fakt është letërsi e krahasuar. Për sa i përket qëllimit të futjes në BB, Juna e ka bërë që të shikojë si mund ta përballojë realitetin shqiptar, por në fakt ajo nuk do që të kthehet këtu. Ëndrra e madhe e Junës, vazhdon rrëfimi, është pianoja, për të cilën ajo nuk mundi të vazhdojë studimet, pasi iu desh të punojë. Juna ka pasur një kërkesë, pikërisht një vegël speciale që e ndihmon për rehabilitimin e krahut, që ka ardhur si pasojë e të punuarit kameriere. Kjo gjë kurohet disi me fizioterapi, ose me një operacion që kushton dhe nuk dihet si del. I mungon lëngu mes kockave dhe ka dhimbje në mëngjes. Juna mbante 7 pjata në krah. Por Juna si banakiere, thotë i ati, është e paparë. Më pas ai rekomandon që brenda BB t’i futen disa partitura që ajo t’i luajë në piano dhe të krijojë një atmosferë edhe më të bukur në mbrëmje. deri në 2008. Pasi është kthyer nga shteti helen, Eltoni është marrë me përkthime për organizata të ndryshme, si dhe punë kërkimore. Ndryshe nga vëllai i tij, që jeton në Kanada, me të cilin janë shumë të lidhur, Eltoni është tip shumë i lëvizshëm, ndonjëherë i përshpejtuar në vendimet e tij dhe pak gjaknxehtë, pohojnë prindërit.

Gjithashtu i ati thotë se ishin pak të merakosur deri para pak ditësh, për sa i përket lojës së Eltonit brenda shtëpisë së “Big Brother”, sepse u dukej si i ndrojtur dhe sikur nuk po dilte nga “guaska” e tij, por tashmë mendojnë se ai është ambientuar dhe ka hyrë në rol. I ndjekim me shumë interes dhe me atë ankthin e prindit zhvillimet e ngjarjeve atje brenda, sepse Eltoni ka një karakter shumë të dashur dhe të afrueshëm, gjë që mund të konsiderohet ndonjëherë edhe si dobësi, por një gjë është e sigurt, se Eltoni nuk ndikohet aspak nga mendimet ose sugjerimet e personave të tjerë dhe çdo gjë është 100% strategjia e tij, përfundon bisedën i ati.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.