Flet nëna e Arjanit, Lavdie Bakalli

11/04/2009 17:46

arjani-dhe-anjeza-puth-big-brother-albania-2Ari është tip i vështirë, ai kërkon femra të përsosura

Është bërë një javë që kur Ari ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother” dhe publiku jashtë, ashtu si banorët brenda, po përpiqet ta njohë. Ju jeni nëna e tij dhe padyshim që e njihni më mirë se ne… Ari ka lindur si një fëmijë i urtë, i bukur dhe që mësonte shumë. Nuk mbaj mend të më ketë trokitur njeri në derë për të m’u ankuar për Arin. Është një djalë i ekuilibruar, autoritar, me personalitet. Me raste ka ndonjë shpërthim të vogël, por kjo ndodh sepse Arit i ka ecur jeta vaj dhe është si ai njeriu që kur nuk i vjen diçka për shtat, reagon si një flakë kashte, por bie shpejt. Di të kërkojë të falur, di ta zgjedhë shoqërinë. Është gjithmonë në kërkim të më të mirës për veten e tij.

Fëmijët janë pasqyra e prindërve…

Ari i ngjan të atit. Im shoq ishte nga ata njerëz që kur hynte në shtëpi, kërkonte respektin nga fëmijët e tij. U them shpesh të dy djemve të mi se, sikur të marrin 50 për qind nga babai i tyre, do ishin fëmijët më të mirë në botë. Shpesh i thosha tim shoqi: “Ti je gjerman”, sepse kishte veti disiplinën, një karakter të fortë dhe korrektësinë. Çdo ditë e më shumë djemtë e mi vijnë e më thonë se babi ka pasur të drejtë. Çdo ditë e më shumë vijnë te karakteri i babait të tyre. Nuk e di, ndoshta është jeta e tillë. Ari ka trashëguar nga i ati korrektësinë dhe autoritetin.

Nga babai ka marrë edhe respektin ndaj femrave?

Po, është e vërtetë. Im shoq thoshte shpesh me shaka: “Kurrë nuk kam dit me i shku pas një femre”. Ari i respekton femrat. Kur Ari ishte student, mbesa ime më thoshte: “Teze, të gjitha femrat e Filologjikut lënë kokën për të” (qesh). Nuk e di, unë jam nënë, por kam dëgjuar të tjerat të thonë se Ari është mashkulli ideal.

Aktualisht Ari po përjeton ndonjë lidhje?

 Jo, me sa di unë.

Po a ka mundësi që ai të afrohet me ndonjërën prej banoreve në BB?

Ari është tip i vështirë në këtë drejtim. Ai kërkon femra të përsosura. Kur i pëlqen një femër, i lë ta nënkuptojë simpatinë që ka, por në fakt nuk afrohet asnjëherë i pari. Për një moment të jep përshtypjen sikur është i ftohtë, por veprimet e mendimet e tij mund t’i kuptojë vetëm një femër e zgjuar.

Kush ia dha Arit idenë për të hyrë në “Big Brother”?

Ari vendimet i merr vetë, por të vë në dijeni.Ari ka hyrë me mendimin për t’ia dalë dhe do t’ia dalë. Megjithatë, kur më tha të shtunën në mëngjes: ‘Ma, më bëj gati valixhen!’, shtanga. Çfarë stresi kalova atë ditë! Qëndrova tërë natën pa gjumë.

E keni ndjekur këto ditë ecurinë e Arit brenda në BB?

 E ndjek shumë pak, pasi po të shikoj një gjë që nuk më pëlqen, e përjetoj shumë keq. Them se po përshtatet, ndonëse banorët janë natyra krejt të ndryshme nga Ari. Por ai po gjen forcë për t’i përballuar. Ari është një djalë i formuar, ai ka lexuar shumë dhe zotëron katër gjuhë të huaja. Ai shikon vlera te vetja dhe shikon që mund të ndryshojë diçka nga vetja. Po harxhon kohë për të prezantuar veten, për të arritur një qëllim. Cili është qëllimi i tij? Para se të hynte më tha: ‘Ma, do futem sepse dua të ndryshoj diçka nga jeta ime’. Sigurisht që ana materiale ekziston, pasi paratë i duhen për shkollën, por ai do që të ndryshojë. Di që do të bëjë edhe diçka me shkollën, por nuk ma ka shpjeguar me hollësi. Futja në BB është një bashkëjetesë në komunitet.Aty arrin të shohësh sesi përshtatesh me të tjerët dhe jo vetëm nga niveli intelektual. Kjo është jeta dhe njerëzit sado më poshtë të jenë, nuk duhen përçmuar, por duhen mbajtur afër.

Si është Ari në familje?

 Ari është njeri i ndjeshëm. Sa herë vinte në shtëpi, i hidhte duart në qafë të atit dhe e puthte. Sa herë kujton të atin, përlotet, ndoshta ngaqë vdekja e tij ishte shumë e papritur. Edhe me mua ka një marrëdhënie mjaft të mirë. Kur mbaj qëndrim dhe nuk i flas, i mbetet mendja dhe përpiqet të kuptojë përse më ka mërzitur. Nuk del kurrë nga shtëpia pa më përshëndetur.

Si ju duken banorët e tjerë të BB?

 I shoh, i gjykoj, por edhe më pëlqejnë. Të betohem! I shoh se janë më të mirë këtë vit, pavarësisht se ata të gjithë bëjnë lojë. Megjithatë, më vjen keq kur shikoj se banorët po bëjnë interpretime të gabuara për skenarë të parapërgatitur e të tjera si këto, sidomos Qetsori.

Ky qëndrim i tyre ju bën t’i shikoni me sy tjetër?

Jo, absolutisht jo, të gjithë bëjnë lojë dhe unë besoj se do të fitojë më i miri. Këtë do ta vendosë sjellja e tyre. Unë kënaqem kur i shoh bashkë. Jam e kënaqur që Ari mori pjesë, se ai është shkëputur nga një realitet që nuk i pëlqente, se mori një iniciativë të madhe për ta përballuar atë gjë, pasi mendoj se është vërtet një gjë e madhe. Rëndësi ka që ai është atje e po bën shoqëri dhe kur të dalë do të ketë miq të mirë.

Çfarë hobesh ka Ari?

 Arit i pëlqen dega për të cilën ka studiuar. I pëlqen të punojë si menaxher. Gjithashtu i pëlqen informacioni dhe do që të ketë informacion për gjithçka. I pëlqen tenisi dhe e praktikon shumë, ashtu si edhe notin. Edhe i ati ka qenë njësh në Shqipëri për not. Qëndronte me orë të tëra nën ujë. Veshja është një hobi për Arin? As që bëhet fjalë t’i blesh rroba si peshqesh. Kam hequr dorë prej vitesh, pasi ai ka shije krejt të ndryshme nga unë. Rrobat e tij janë tepër të veçanta. Ai është edhe tip elegant, edhe tip sportiv. Është i pastër qelibar.

Ju bezdisin thashethemet që mund të hapen në publik mbi Arin, pasi prej një jave ai është shndërruar në një person publik?

 Jo, por të them të drejtën nuk e di nëse do të kishte një nënë që do të ndihej mirë po të dëgjonte një gjë jo të mirë për fëmijën e saj. Në rast se do të ketë thashetheme, unë do t’ia lë kohës që t’i vërtetojë. Ajo është dëshmitarja më e mirë.

Flet nëna e Arjanit, Lavdie Bakalli

Ari është tip i vështirë, ai kërkon femra të përsosura

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.