Messi refuzon mega-ofertën e Cityt

20/05/2009 15:52

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Foto: Football WallpaperMediat spanjolle përcjellin lajmin se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka refuzuar një ofertë të majme për të kaluar në Ligën Premier tek Manchester City.

Sipas mediave spanjolle, përfaqësues të Manchester Cityt, të përkrahur nga kompania e cila ka në pronë klubin, Abu Dhabi United Group, i kanë ofruar argjentinasit ta blejnë marrëveshjen e tij me Barcelonën, e cila ka klauzulë prej 150 milionë funtesh.

City po ashtu i ka ofruar Messit marrëveshje katërvjeçare të vlefshme 10 milionë euro në sezon. Megjithatë, argjentinasi menjëherë e ka refuzuar atë, duke thënë se ai dëshiron të mbetet në Barcelona.

Klubi anglez pati tentim të njëjtë për të angazhuar edhe legjendën e Real Madridit, Raul, por edhe spanjolli refuzoi ofertën disa milionëshe.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.