Mimoza dhe Anjeza : Të konsideroj si motër

06/05/2009 13:50

 

anjezamozashoqe-big-brother-albania-2

Moza dhe Anjeza thuajse e kanë kaluar gjithë ditën bashkë dhe kjo gjë është komentuar dhe prej tyre. Të dyja shprehen se nuk e kishin njohur njera-tjetrën më parë, por tani që kaluan pak kohë bashkë, ndjehen mirë. Të dyja ndajnë mendimin se kishin patur të tjera përshtypje, por që sot cdo gjë u duket ndryshe. Moza shprehet se po i pëlqen shumë ajo, madje e konsideron si një motër. Ajo shton se iu bë shumë qejfi që Anjeza nuk doli një mbrëmje më parë. Anjeza tregon se më parë mendonte gjithnjë që Mozën nuk e njihte dhe vlerëson shumë faktin që ajo i ndenji pranë, ndryshe nga të tjerët. Anjeza mendon se Moza ka ndryshuar shumë që prej fillimit; nuk është më ajo Moza që qëndronte vetëm para pasqyrës, por tani ka filluar të shoqërohet me të gjithë. Moza ia kthen se e kupton se cfarë ka përjetur ajo dhe ndaj i qëndroi pranë. Sipas saj, Anjeza e meriton të ecë përpara e të shkojë deri në finale, ndërsa Anjeza shton se do të ishte mirë që të shkonin të dyja. Moza mendon se të dy konkurentët e kësaj jave mund të konsiderohen si të fortë dhe ndaj e ka me frikë përfundimin e kësaj jave.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.