Moza: Askush nuk ma ka fituar zemrën

11/04/2009 17:47

 

arjonimozaaida-big-brother-albania-2

Arjoni pyet Mozën se cfarë ka ai person që mund t’i ketë fituar zemrën, më shumë se ai. Moza i përgjigjet se deri tani askush nuk ia ka fituar zemrën dhe se do jetë e vështirë për këdo kjo gjë. Arjoni fillon ta shohë drejt e në sy me admirim, duke e vënë atë pak në siklet. Arjoni e sqaron Mozën se thjesht po bëjnë një bisedë, pa patur asnjë qëllim, për aq kohë sa ajo nuk do. Ai e pyet se cfarë ka kuptuar ajo nga ai dhe Moza ia kthen se i duket një tip i dashur dhe inteligjent. Arjoni insiston se duke u vlerësuar në këtë mënyrë prej saj, përse nuk ka arritur që ta bëjë për vete. Aida, që gjendet pranë tyre, i thotë Arjonit se këto biseda mund ta vënë Mozën në siklet, por Moza ia kthen se ai nuk e vë aspak në siklet. Arjoni thotë se i pëlqen të bëjë pyetje të tilla, duke u munduar ta vërë tjetrën në siklet, aq më tepër kur ajo nuk e pranon. Moza shprehet se ai është djalë shumë i mirë dhe se ajo ka simpati për të, por kaq. Aida e këshillon Arjonin, që duke ndryshuar pak qëndrimin kundrejt Mozës, ai mund të arrijë të kuptojë shumë prej saj, por me sjelljen e tij prej indiferenti, është në këtë pikë ku është. Arjoni ia kthen se nuk mund ta modifikojë sjelljen e tij sepse i pëlqen kjo sjellje që bën.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.