Nje tjeter i denuar ne shtepine e Big Brother Albania

13/04/2009 22:58

 

Ka vetëm një javë që ka hyrë në “Big Brother” njëkohësisht me dy konkurentë të tjerë. Ai quhet Elton Tozaj, është 30 vjeç dhe banues në Tiranë. Ishte një surpizë futja e tre konkurentëve të rinj kur ka kaluar më shumë se gjysma e kohës së programit, por një praktikë e njohur tashmë në formate të ngjashme në botë, për ta vënë më shumë në lëvizje anën spektakolare të saj dhe natyrisht për të rritur audiencën. Për
Eltonin, ashtu si edhe për dy konkurentët e tjerë të rinj, Junën dhe Arin, nuk ka akoma asnjë informacion në faqen zyrtare të “Big Brother” në internet, kështu që ndjekësve të këtij programi u duhej që njohjen dhe familjarizimin me këta banorë, ta bënin vetëm nëpërmjet rrëfimeve të vetë atyre brenda shtëpisë.
Ndërkohë, duke kërkuar sa më shumë informacione për lexuesit tanë, zbuluam që Eltoni, ose siç e quajnë miqtë dhe banorët, Toni, ka një të kaluar jo edhe aq të zakonshme. Biri i dy prindërve intelektualë, Toni
ka edhe një vëlla më të rritur, ndërkohë që është lindur dhe rritur në lagjet e Tiranës ku ka edhe shumë miq. Me 8 dhjetor të vitit 2007, Toni arrestohet nga policia pasi një taksist me inicialet Xh. I. kishte bërë kallëzim dy ditë më parë në Seksionin e Luftës Kundër Krimit Ekonomiko- Financiar pranë Drejtorisë së
Policisë të Qarkut Tiranë. Toni ishte prezantuar tek ky qytetar si këshilltar i Kabinetit të Bashkisë së Tiranës
për Transportet dhe i kishte premtuar atij nxjerrjen e liçencës për taksi. Shtetasi Xh. I e kishte kuptuar se e gjitha kjo ishte një mashtrim, pasi kishte bërë verifikimin e faturave të pagesës në bankë dhe verifikimit të taksave të bashkisë, të cilat kishin rezultuar të fallsifikuara. Por ky nuk kishte qenë denoncimi i parë, pasi edhe 10 taksistë të tjerë kishin denoncuar Tonin për mashtrim. Ai kishte premtuar liçenca në këmbim
të 600 mijë lekëve të reja secili. Në shtëpinë e tij, policia sekuestroi me dhjetëra dokumente fallso, mes të cilave edhe një fletëhyrje me fotografi, me mbishkrimin këshllitar i ministrit. Madje edhe disa miq të tij na kanë pohuar që në qeverinë e majtë 2001-2005, Toni paska punuar si këshilltar i një ministri, mirëpo kjo gjë nuk mund të thuhet me siguri po të kemi parasysh veprën penale për të cilën u akuzua Toni, që është mashtrim dhe fallsifikim dokumentesh. Elton Tozaj paraqitej tek taksixhnjtë me emra të ndryshëm, por gjithmonë si inspektor bashkie. Ai iu plotësonte disa formularë taksixhinjve, madje edhe ju premtonte punë pranë institucioneve të ndryshme dhe bankave. Pasi merrte paratë, ai zhdukej dhe zhvendosej
kryesisht në qendër të kryeqytetit, në lokale luksoze, ku shpenzonte për llogari të tij. Madje ka qenë duke
hyrë pikërisht në një nga këto lokale, kur dy agjentë të krimeve e kanë kapur nga krahët dhe i kanë komunikuar se tashmë ishte në duart e policisë. Në banesë policia i ka gjetur aplikime për viza dokumente
të ndryshme false, ndërsa është përcjellë me pranga në Drejtorinë e Policisë, ku i janë komunikuar akuzat dhe kallëzimet ndaj tij.

DËNIMI
Më 22 shkurt 2008 është bërë edhe gjyqi i Tonit për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal. I pyetur rreth kallëzimit të bërë nga shtetasi Xh. I., i pandehuri Elton Tozaj ka pranuar se e ka gënjyer, pasi paratë me destinacion taksat dhe tarifat zyrtare nuk janë derdhur në bankë, por njëkohësisht tregon se në të njëjtën mënyrë u kishte marrë para edhe disa taksistëve të tjerë.
Lidhur me dokumentacionin e gjetur në shtëpi, ai shpjegon se ato dokumente janë të periudhës së viteve 2000- 2001 kur punonte si Këshilltar i Ministrit të Kulturës dhe anëtar i Forumit Rinor Euro-Socialist. Dokumentet u përkasin të njohurve të tij dhe njëkohësisht anëtarë të këtij forumi, të cilët aplikonin për viza në bazë të shkëmbimeve kulturore me forumet si motra në Evropë. Mbajtja e këtyre dokumentave
në shtëpi prej tij ka qenë krejt e rastësishme dhe që i ka mbetur që prej asaj periudhe. Gjatë gjyqit Toni ka bajtur qëndrim pohues dhe pendues. Një fakt tjetër interesant është se babai i Tonit gjatë periudhës së paraburgimit të tij, ka paguar të gjithë paratë që i biri iu a kishte marrë viktimave të tij. Në bazë të këtyre fakteve, gjykata vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Tozaj për veprën penale të “Mashtrimit ”, parashikuar nga Neni 143/1 paragrafi i parë i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 4 muaj e 15 ditë burgim. Në aplikim të nenit 406 paragrafi i parë të K. Pr. Penale, e dënoi përfundimisht të pandehurin Elton Tozaj me 3 muaj burgim. Edhe pse ishte i panjohur, në atë kohë ngjarja e Tonit tërhoqi vemendjen e mediave për vetë specifikën e saj. Po të klikoni në google emrin e Elton Tozajt, mund të lexoni mjaft shkrime mbi këtë ngjarje. Gazeta “Panorama” lidhur me ngjarjen botoi shkrimin me titull: “Arrestohet me akuzën e mashtrimit “inspektori i bashkisë”.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.