Njerka nuk pranon t’i bëjë surprizë Aidës

05/04/2009 09:45

 

Ka treguar për jetën e saj familjare brenda shtëpisë së “Big Brother”, por një nga gjërat që na ka bërë shumë përshtypje është marrëdhënia me njerkën e cila sipas Aidës është e shkëlqyer. Aida ka humbur në fillim mamanë e saj ndërsa në vitin 2001 ka humbur babain. Ndërkohë babai është rimartuar dhe ka bërë një djalë me gruan e re, i cili tani është 8 vjeç. Duke u nisur nga kjo marrëdhie e cila sipas Aidës është e veçantë, organizatorët e programit ‘Big Brother” kishin menduar që t’i bënin një suprizë asaj duke i futur brenda në shtëpi njerkën. Mirëpo sipas informacioneve tona, njerka nuk ka pranuar. Cila ka qenë arsyeja? Njerkat në fund të fundit janë të gjitha njëlloj, ashtu si tek përralla e “Borëbardhës” apo Aida nuk ka ditur ta mbajë këtë marrëdhënie të paktën në nivele kortezie? E pyetur për këtë problem, vetë Merita, njerka e Aidës tregon se ka disa kohë që nuk frekuentohet me Aidën por arsyet nuk dëshiron që t’i bëjë publike. Ndërkohë Aida ka thënë se ka dobësi për të vëllain por ka një vit që nuk e ka takuar madje ka deklaruar se po i fitoi 70 mijë eurot do t’ia japë vëllait. Ky pohim në fakt krijon një kontradiktë pasi një fëmijë që është vëllai yt dhe që e ke pikë të dobët, nuk mund të rrish një vit pa e takuar. E pyetur nëse djali i vogël e kërkon ndonjëherë Aidën, Merita thotë: “Ndodh që edhe e kërkon pasi është normale”. Pra me këtë rast Aida nuk është treguar e sinqertë duke ia “sabotuar” surprizën organizatorëve të “Big Borther” por edhe duke i ulur pikë vetes.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.