Për dashurinë dhe tradhëtinë

11/04/2009 00:12

 


 


Anjeza dhe Arjoni kanë preferuar të largohen nga banorët e tjerë. Ata kanë shkuar në dhomën e gjumit dhe shtrirë në krevatet e tyre kanë biseduar me njëri-tjerin. Duke sjellë edhe raste nga eksperienca personale dhe historitë e jetuara nga ata vet, ata kanë diskutuar edhe në lidhje me tradhëtinë brenda një lidhjeje dashurie. “Një mashkull e pranon tradhëtinë, vetëm në momentin që femra ka fakte, - ka thënë Arjoni, -në të kundërt mund të të betohet gjithë jetën se nuk e ka bërë kurrë!”. Anjeza ka thënë se është vështirë ta falësh një mashkull që tradhëton, pasi rrezikon që ai ta bëjë rrugë. Ajo ka thënë se nganjëherë e mira është të mos e dish. Arjoni e ka pyetur nëse ajo e fal tradhëtinë dhe ajo i ka thënë që po. “Atëherë të paska tradhëtuar?!” – i ka thënë ai. “Derisa po të them që e fal..!”- i është përgjigjur Anjeza. Arjoni ka thënë se para se ta njihte ndjesinë e dashurisë, kishte tradhëtuar, por kur kishte rënë në dashuri, gjërat kishin ndryshuar. “Kur je i dashuruar, nuk të bëhet të tradhëtosh!”- ka thënë ai.
Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.