Republika e Big Brother, në shkollën e Policisë

11/04/2009 00:14

 

Duket se është plotësuar një pjesë e ëndrrës "më të madhe" që ka pasur Bika, e bërë e njohur tashmë si një nga lojtaret e BB2. Republika Kasmahu, ish-banore e "Big Brother Albania 2", figuron në listën e personave që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë. 24-vjeçarja nga Lazarati, e cila "braktisi" lojën për 70 mijë euro, do të ketë mundësinë që në fund të këtij muaji të kryejë testin me shkrim, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme". Policia e Shtetit ka bërë publike, ditën e djeshme, listën me emrat e rreth 900 kandidatëve nga i gjithë vendi, të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e policisë, mes tyre rezultonte edhe emri i ish-banores së "Big Brother Albania 2". Emri i 24-vjeçares nga Lazarati, figuron në listën e personave që kanë aplikuar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, dhe kodi i aplikimit që ajo mban është nr. 0236. Ndërkohë që Republika Kasmahu pritet të paraqitet më datë 29 prill të këtij viti, rreth orës 11:00, në ambientet e Universitetit Kristal në Fier, për t'iu nënshtruar testimit me shkrim. Mësohet se Kasmahu kishte aplikuar pak para se të futej në shtëpinë më të madhe në vend, ku qëndroi rreth 7 javë, për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Madje, ajo kishte shprehur dëshirën edhe brenda shtëpisë, se kishte dëshirë të bëhej police, duke e përsëritur herë pas here një gjë të tillë. Duket se dalja nga shtëpia e "Big Brother" ka ndikuar pozitivisht për lazaratasen, e cila pas tri javësh do të përballet me një testim, për të bërë realitet ëndrrën e saj. Ndërkohë që, pas testimit me shkrim, Republika do të provojë testin fizik (në të cilin nuk ka mundësi të mos fitojë), me qëllim që të pranohet në shkollën e policisë ku 20 javë do të mësojë teorinë dhe 20 javë do të përgatitet në terren. Natyra e saj, e cilësuar "e ashpër" nga banorët e tjerë, ndoshta do të jetë një pikë e fortë për konkurrimin. Na mbetet të shohim nëse Bika do të fitojë konkursin, e më pas punën si patrulluese, mjafton të sjellësh ndërmend autoritetin e saj brenda lojës së BB, dhe kupton se është një gjë, të cilën mund ta bëjë shumë mirë.


Republika i përgjigjet pyetjes me anë të një kontakti telefonik


Republika, kemi informacion keni konkurruar në shkollën e policisë, pasi ju është akorduar një bursë, sa e vërtetë është kjo?
Për të konkurruar jo, po kam dorëzuar dokumentet në atë shkollë për të vazhduar studimet në degën ku kam pasur gjithmonë dëshirë. Mendoj se është momenti që unë të përkushtohem realisht meqë mu dha mundësia


Mendon se do e fitoni konkursin?
Këtë ende nuk e di, po kam shumë besim te vetja.


Jeni e gëzuar për këtë fakt?
Normalisht, është ëndrra ime.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.