Adela: Të gjithë kapen me Adelën!

25/04/2009 10:02

 

adela-debat-arjon-big-brother-albania-2

Arjoni ka marrë shkas nga tema për fenë për të ngacmuar Adelajdën me pyetje. Këtë gjë ajo e kupton dhe thotë:-“Të rinjtë që vinë në shtëpi, ata që janë në nominim dhe ata që kanë dëshirë për të bërë biseda kapen me Adelën!” Arjoni kërkon të sqarohet për këtë gjë duke thënë që ai nuk dëshironte të ‘kapej’ me të , por thjesht e ‘ngacmoi’ dhe nuk e bëri këtë për faktin që është në nominim. Adelada vazhdon në idenë e saj duke thënë që Arjoni e ngacmon sa herë që është ai në nominim. Qetsori ndërhyn duke pyetur:-“Po unë që jam gjithë kohës në nominim s`duhet të flas se duket sikur bëj lojën , ndërsa ata që nuk janë të nomuar duhet të rrinë të fshehur?” Sipas Adelajdës një person që sillet në një formë gjatë gjithë kohës nuk bën përshtypje, por në rastin e Arjonit ai qëndron në qetësi dhe ndryshon sjelljen kur është në nominim. Arjoni, dhe Qetsori diskutojnë me Bjordin për lojën e tij brenda në shtëpi. Qetsori e kalon bisedën tek Mimoza duke i kërkuar një mendim për debatin që po bënin, dhe shton:-“Ti Moza gabove tek biseda që bëmë atë natë ku the kam puthur , ndërsa ne na kishe thënë që jo!” Mimoza i thotë që nuk ka dëshirë të flasë për gjërat e saj personale. Qetsori përfshin dhe Eltonin në diskutim duke e pyetur për lojën e tij. Eltoni i thotë që ka ardhur për të treguar veten, dhe shton që ai nuk ndryshon nga Eltoni që është jashtë.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.