Agoni i “Big Brother”: “Seks në shtëpi? Vetëm Zhuljeta dhe Mesida”

20/03/2009 11:32

 

Që kur është futur në shtëpinë e “Big Brother” i ka patur idetë e qarta. Ai program mund të ndiqej vetëm
nëse aty do të krijoheshin lidhje por jo domosdoshmërisht dashuri. Mirëpo i ardhur nga Kosova, me një
mentalitet tjetër, natyrisht që Agoni e reflektoi vështirësinë e tij për t’u përshtatur. Me gjithë dëshirën për të qenë mik i të gjithëve dhe për të dhënë shumë spektakël, pa që banorët e tjerë ishin jo disponibël. Edhe pse ka dalë i dyti, gjithsesi Agoni pranon se ndjehet i kënaqur që mundi ta provojë këtë eksperiencë
të veçantë. Agoni është 27 vjeç, fëmija e dy prindërve inxhinierë dhe gjithë jetën e tij ka qenë kundër rrymës, karakteristikë kjo që i ka krijuar jo pak probleme në jetë. Madje ai tregon se kur ka qenë në shkollë të mesme, e kanë përjashtuar edhe nga shkolla për prapësi, por ama falë sedrës së tij, ka rinisur studimet duke u bërë një nga më të mirët e klasës. Ka mbaruar studimet e larta për biznes por dëshiron shumë që të gjejë një mundësi të punësohet në Tiranë. “Më pëlqen shumë Tirana, do të doja të jetoja disa vite këtu, më pëlqejnë shumë edhe vajzat këtu”. Po cilën tip femre preferon Agoni: “Do të doja një femër pa komplekse që tëì mos më thotë, mos ashtu e mos kështu. Gjatë ndejtjes time në Tiranë jam miqësuar shumë me Najadën, ish banoren e “Big Brother 1” dhe mikeshat e saj. Një tip si Najada do të ishte fiks për mua”, thotë ai.

Gjatë këtyre ditëve ai nuk ka munguar në lokalet e natës së Tiranës duke i vënë jo rrallë në siklet miqtë e tij pasi edhe aty Agoni ka dëshirë të bëjë një gjë ndryshe. Madje ai tregon se një herë në Kosovë ka dalë vetëm me mbathje në një lokal nate, natyrisht mbasi kishte pirë disa gota. Agoni mendon se vajzat brenda asaj shtëpie ishin me shumë mangësi dhe shumë të kompleksuara, dhe ideja për të bërë seks me ndonjërën ashtu siç ka bërë kur ishte drejtues i një programi live në radio, i është sfumuar menjëherë. “Mendoj se po të rrija akoma në shtëpi mund të isha lidhur me Mesidën pasi ajo m’u duk shumë e lirshme, madje them se Zhuljeta dhe Mesida janë të vetmet që mund të dhurojnë pak spektakël duke krijuar histori intime aty brenda”, pohon ai.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.