Babai i Adelës lë Shqipërinë nga inati i së bijës

27/04/2009 15:39

 

Tashmë është një fakt i njohur, që prindërit e Adelës jo vetëm që nuk e  përkrahën të bijën për t’u bërë pjesë e “Big Brother”, por ata kërkuan me forcë që Adela ta linte menjëherë shtëpinë, sapo ajo filloi të afrohej me Bjordin. Edhe mungesa e prindërve gjatë netëve të spektaklit, tregonte faktin që ata nuk po e pranonin dot këtë vendim të së bijës dhe sjelljen e saj me Bjordin. Ndërkohë
kemi filluar të shohim mamanë e Adelës në spektakël, ndërsa të atin, jo. Ai ka
ardhur në atë sallë vetëm dy spektaklet e para. Kemi mësuar se i ati është mërzitur dhe irrituar aq shumë nga sjellja e së bijës, sa ka vendosur të lërë jo vetëm Kavajën por edhe Shqipërinë, duke ikur kështu në Itali. Madje të
njohur të tyre në Kavajë na tregojnë se edhe e ëma, ka mbyllur dyqanin poshtë shtëpisë dhe shtëpinë, dhe ka marrë një shtëpi me qira në Golem. E gjitha kjo tregon se Adela është me të vërtetë në hall me mentalitetin e prindërve të saj, përderisa thjesht pjesëmarrja në një program si ky por edhe afrimi
me një djalë, ka bërë që atyre t’u përmbyset bota. Madje të afërm të familjes së
Adelës tregojnë se i ati ka kërcënuar se po t’i dalë e bija përpara, pas këtij turpi, do ta ketë punën pisk me të. Edhe pse mediat kanë folur shumë për këtë argument, duke treguar se asgjë e pazakontë nuk po ndodh me vajzën e tyre, duket se mentaliteti dhe formimi i tyre, është shumë më i fortë se opinioni i cili i
gjithi në kor ka kritikuar për këtë sjellje. Reagime ka sjellë edhe deklarata e mamasë së Adelës, të shtunën e kaluar kur u pyet nga prezantuesja, se si e sheh lidhjen me Bjordin. Ajo tha se Adela ka një familje dhe kur të dalë do sqarohet gjithçka.

Mamaja e Bjordit: “Nuk po arrij të bind prindërit e Adelës”

I ka premtuar të birit të shtunën e kaluar, gjatë spektaklit, se do ta ndihmonte që t’ia bënte më të lehtë marrëdhënien e tij me Adelën. Kjo erdhi si pasojë e një
kërkese që i biri i bënte në një letër, ku i thoshte të ëmës që të fliste me prindërit e Adelës, pasi vajza që ia donte e vuante shumë faktin se çfarë po mendojnë për
sjelljen e saj. Ne e pyetëm Antonetën, nëse kishte arritur të fliste ndërkohë, ajo është përgjigjur: “Deri tani nuk kam arritur të flas, pasi mamasë së Adelës i duhet akoma kohë. Më vjen keq që i ati është larguar dhe e ka pritur keq vendimin e Adelës, për të marrë pjesë në “Big Brother” si dhe lidhjen me djalin tim, por mamaja e Adelës thotë që ai nuk i mban gjatë nervat dhe me siguri do të ndryshojë qëndrim.” Meqë miqtë tregojnë se i ati i Adelës është gjaknxehtë, ne e pyetëm nëse mendon se Adela mund të ketë probleme nga i ati kur
të dalë nga shtëpia e “Big Brother”. “Nuk e besoj se do ketë probleme - thotë Antoneta - pasi Adela është vajza e fortë dhe do arrijë që ta përballojë këtë situatë. Ndërkohë mua do më kenë gjithmonë krah në marrdhënien e tyre.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.