Big Brother Albania 2, Intervista, Aida Troka

26/04/2009 08:34

aida troka 2 shiko live big brother albania 2 copie Big Brother Albania 2, Intervista, Aida Troka

Aida, çfarë note do t’i vendosje vetes në këtë eksperiencë?

10 për vërtetësinë dhe 8 për lojën.

Po njerëzit e tu më të afërt si e komentuan qëndrimin tënd, a të bënë kritika?

Si për habinë time jo. Si asnjëherë tjetër më thanë me zë të lartë: Jemi krenarë për ty. Për mua kjo është fitore, s’dua trofe tjetër.

Po vëllain e vogël e takove, a të kishte parë dhe si i ishe dukur atij?

Tema e familjes sime është përfolur shumë dhe unë s’do ta lejoj më këtë, qoftë edhe me një “po”, ose të kundërtën e saj.

Pse dole pikërisht ti Aida? Kur ta di, do ju përgjigjem.

A ke pasur gabime dhe cilat kanë qenë ato gjatë qëndrimit në shtëpi ?

Mesa duket, ky është realiteti…duhet të dish të aktrosh.

A ka miqësi brenda në “Big Brother”, po dashuri?

Po ka, por është e vështire t’i gjesh dhe t’u japësh jetëgjatësi atyre, përderisa ka konflikt interesi.

Kush të duket çift i vërtetë, Adela-Bjordi, apo Arjoni dhe Anjeza?

Adela dhe Bjordi janë partnerë të domosdoshëm loje për njëri-tjetrin dhe në vërtetësinë e lojës, po ata janë çift. Arjoni është respektues fanatik i ndjenjave dhe përjetues me shpirt i dashurisë. Anjezën nuk e njoh edhe aq shumë.

Kush është Adela për ty?

Dikush i rastësishëm dhe që s’ka lënë gjurmë në rrugët e jetës time.

Po Sori?

Një luftarak i denjë.

Cilin nga banorët do ta nxirrje menjëherë nga shtëpia?

Anjezën për mosmirënjohjen e saj.

Ke pasur ndonjë frikë gjatë qëndrimit në atë shtëpi?

E vetmja frikë, nëse mund të cilësohet e tillë, ishte keqinterpretimi i opinioneve të mia.

Po tani, çfarë do të ndodhë me ty, planet e tua?

Si përherë…do të vazhdoj të eci për të krijuar botën time dhe të mundohem për gjërat që ia vlejnë të më rrethojnë.

Aida, a je e lumtur?

Mundohem dhe investoj shumë për të qenë e tillë.

Ke shumë fansa, a ke ndonjë mesazh për ta?

Ju falënderoj që ishit aty për mua, për përkrahjen tuaj pa u lodhur në çdo moment dhe në çdo hap që unë kam bërë. Ju jam mirënjohëse dhe ju përqafoj fort.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.