Dritani i Big Brother në Pub pa të fejuarën dhe në shoqërinë e vajzave

30/04/2009 15:26

 

Një nga eliminimet surprizë ishte dhe ajo e Dritanit, djalit 26-vjeçar për të cilin shumë prej nesh mund të vinin bast që do të arrinte të shkonte deri në finale. Por mesa duket autokontrolli i tij i tepërt bëri që ndjekësit e këtij programi ta dritani-ne-pub-me-nje-vajze-tjetereliminonin shumë më shpejt nga ç’parashikohej. Dhe shpjegimi është i qartë, në shtëpinë e “Big Brother” kërkohet spektakël, dhe për ta bërë atë, shpesh duhet hequr këmba nga frena, gjë që mesa duket Dritani nuk mund ta bënte.

Gjithsesi ky djalë 2 metra i gjatë, bukurosh dhe i shkolluar, ka mbetur në mendjen e teleshikueve si imazhi i djalit të mbarë, të një biri që çdo nënë do të dëshironte ta kishte, të një bashkëshorti që çdo vajzë do ta ëndërronte. Por mesa duket kjo natyrë e tij e cila nuk mund të besojmë se ishte e shtirë, ka shkuar drejt kufinjve ekstremë të të qënit super strikt në radhë të parë prej prezencës së kamerave dhe në radhë të dytë sepse e dinte mirë që e fejuara Eva, e ndiqte në çdo moment.

Dhe siç të gjithë e dimë, nëse të rinjtë aty brenda nuk sajojnë disa skenare të lezetshme me vajzat, vazhdimi i lojës lëkundet seriozisht. Mirëpo edhe Dritani si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, e ka një pikë të dobët, që janë femrat. Sapo ka dalë nga “Big Brother” ai është çmallur me familjarët dhe me Evën dhe së bashku me miqtë e rinj që ka njohur në “Big Brother” nuk ka munguar në frekuentimin e lokaleve të natës, një rit ky tashmë për të gjithë të eleminuarit nga ky program. Por sipas disa fotove që na ka sjellë paparaci ynë, Dritani jo gjithmonë e merr me vete të fejuarën, Evën.

Dhe në një nga këto netë ai duket se ka bërë pikërisht atë që duhej të bënte në “Big Brother”, është afruar me vajzat. Madje e ka shijuar aq shumë atë natë si prej beqari, saqë nuk ka ngurruar të flirtojë edhe me disa prej tyre, ndër të cilat edhe me Noçen e “Big Brother 1”. Natyrisht ne e kuptojmë se bëhej fjalë thjesht për sjellje normale mes miqsh, në një natë ku falë muzikës dhe pijes, adrenalina rritet, por kur sheh Dritanin kaq afër me femrat, të duket e çuditshme. Me siguri kur të shohë këto foto e fejuara, nuk do ta lërë asnjëherë më vetëm nëpër pub-e Dritanin e saj.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.