Edhe sa kohë e dashura 25-vjeçare e Adit do të mbetet anonime? Ka dashur të thotë pak gjëra Adi në lidhje me të dashurën e tij jashtë, por duket se kjo më shumë se dëshira e tij, është zgjedhja e vajzës me të cilën ai ka rrëfyer se ka disa kohë që është i lidhur. Nuk dihet pse kaq shumë heshtje nga e dashura e
Adit, që kemi mësuar se me profesion është ekonomiste. Ndoshta duhet që ajo vetë të bëjë përpara dhe të rrëfejë për lidhjen e tyre, që deri tani duket pak e mistershme. Tironsi 40-vjeçar, ndoshta duke mos gjetur një banor moshatar apo të besueshëm, ka rrëfyer shumë pak edhe për jetën e tij para se të hynte në “Big Brother”. Adi nuk e ka fshehur të shkuarën e tij, kur tregoi edhe për eksperiencën e hidhur të burgut: jo për izolimin, por më shumë për ndjenjën e vetmisë që ka përjetuar. Atij shumë persona iu larguan pas asaj përvoje dhe duket se kjo gjë e ka shënuar jetën e tij. Megjithatë, Adi është gati të rifillojë dhe të gjithë e kanë vërejtur se ai ka vendosur të rikthehet, duke komunikuar me ndihmën e një arme që ai e përdor shumë mirë, humorit. Nuk ka një situatë apo dialog që Adi të mos fusë disa batuta të këndshme, të cilatì zbusin ndjeshëm edhe ato situata që herëherë ngjajnë të acaruara.