Flet Liljana, gruaja e Qetsorit: Më shumë na nevojiten 70 mijë eurot, sesa fama

19/03/2009 16:28

 

Përse ka hyrë Qetsori në “Big Brother” dhe cili ishte reagimi juaj
kur e mësuat këtë fakt?

- Arsyet ishin të shumta: ishte çmimi, reklama e biznesit dhe mundësitë që mund të jepen nga pjesëmarrja në këtë “reality show” etj. Sori ma komunikoi vendimin për t’u bërë pjesëmarrës në “Big Brother”, pasi kishte fituar të drejtën për të marrë pjesë dhe reagimi im nuk ishte pozitiv. Pas shumë bisedash pamë anët pozitive dhe negative, dhe vendosa ta mbështesë tim shoq në vendimin e marrë.
 

Si ju duket Qetsori i izoluar në shtëpinë e “Big Brother”?
- Sori, në shtëpinë e “Big Brother”, është i njëjti person me të cilin unë jam martuar: i sinqertë, me humor, xhentil dhe ngacmues.
 

Çfarë të mungon më shumë prej tij?
- Të jetosh me Sorin, çdo ditë është e ndryshme nga dita tjetër, më mungon shumë jo vetëm mua, por edhe djalit që e kujton në çdo moment të ditës. Sori ka një lidhje shumë të veçantë me djalin, në çdo moment i ka ndenjur pranë dhe çuni e ndien shumë mungesën e tij. Gjatë ditës, e zë gjithmonë në gojë dhe në mbrëmje, kur fle, i tregoj përralla ku personazhi kryesor është Sori. Kjo është mënyra më e lehtë që djalin ta zërë gjumi.
 

A ka lënë Qetsori punë të papërfunduara jashtë “Big Brother” dhe a je ti ajo që e ka zëvendësuar atë në shumë drejtime?
- Ka lënë punë të papërfunduara në hotel dhe me to po merret i vëllai, sepse unë aktualisht jam punonjëse e Paraburgimit Vlorë dhe pjesën tjetër të ditës i përkushtohem djalit. 

Cila është ajo gjë që do ta bënte Qetsorin të humbte kontrollin
gjatë qëndrimit në “Big Brother”?

- Në karakterin e tij të fortë është e vështirë të gjendet një shkak për të humbur kontrollin. Ai thjesht i anashkalon ato me një batutë. Nga mediat kemi mësuar se Qetsori i ruhet xhelozisë tënde.

Pse ndodh kjo? Ti je më xheloze se ai?
- Me Sorin kemi pesë vjet të mrekullueshëm që njihemi dhe në asnjë moment nuk më ka lënë shkas që të bëhem xheloze. Kam besim te vetja dhe tek ai. Për mendimin tim, ai nuk po ruhet nga asgjë, thjesht është përshtatur me të gjithë banorët.
 

Cilat nga femrat aty brenda të bën xheloze kur i afrohet Qetsorit?
- Kjo është një lojë dhe nuk besoj se ka vend për rivalitet. Tashmë ne kemi krijuar një familje të këndshme.
 

Po nga meshkujt, cili të duket rivali më i fortë?
- Deri tani Sori është paraqitur shumë mirë, nuk mendoj se ka ndonjë rival të fortë, por mund të them se Dritani është një rival i mundshëm.
 

Përse Qetsori kërkon të fitojë me çdo kusht?
- Kjo është arsyeja që të gjithë banorët janë futur në “Big Brother”, me ndryshimin e vetëm se Sori e ka shprehur që në fillim.
 

A mendon se bashkëshortit dhe familjes suaj i duhet më shumë
fama apo 70 mijë eurot?

- Më shumë na nevojiten 70 mijë euro, sesa fama, pasi ai ka lënë shumë gjëra pa përfunduar. Jam shumë e sigurt që do t’ia arrijë qëllimit. Na shkruan tezja e Roselës: “Arjoni kurrë nuk është ndarë seriozisht nga mbesa ime”

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.