Ish i fejuari i Adeles lidhet me një vajzë tjetër dhe thyen heshtjen

19/03/2009 16:30

 

Kanë mjaftuar pak ditë që Goni, ish-i fejuari i Adelajdës ta tregojë me veprime, që nuk e ka mendjen më tek Adelajda. Ai është parë prej disa ditësh të shoqërohet me një tjetër vajzë në Kavajë, duke e shëtitur me makinën e tij, në rrugën kryesore të qytetit. Të njohur të tij kanë treguar për “Panorama Plus”, se këto javë që nga hyrja e Adelajdës në “Big Brother”, nuk kanë qenë të lehta për Gonin. Por ai mesa duket e ka hedhur hishistorinë pas. Kështu ai ka krijuar shumë shpejt këtë lidhje të re, një hap për të ndryshuar
menjëherë jetën, dhe për të rifilluar çdo gjë nga e para. Goni ka braktisur përfundimisht punën si shofer i Zjarrfikëses në Kavajë, gjë që e kanë konfirmuar edhe kolegë të tij, ndërkohë shumë ditë dhe netë, i ka
kaluar në spital, për shkak të problemeve me shëndetin që i kanë ardhur nga konsumimi pa kriter i alkoolit. Të njohur të tij kanë pohuar se në shoqërinë e vajzës së re, Goni ndihet shumë euforik, nuk ndahet për asnjë moment dhe bën të pamundurën që ta prezantojë kudo, dhe ta shohin gjithandej me të.
Nuk dihet më shumë për vajzën, që ka pranuar të jetë në krah të tij, në këtë moment delikat të jetës së tij, por personat që e kanë parë kanë pohuar se është një vajzë, po ashtu simpatike si Adelajda.

GONI: “ADELËN E KAM LËNË UNË, JO AJO MUA”
Dhe pas kësaj Goni ka thyer heshtjen. Edhe pse s’ka pranuar të flasë për gazetarët, ai ka gjetur një mënyrë tjetër për të thënë fjalën e tij në lidhje me të vërtetën e ndarjes nga Adelajda. Ai ka marrë pjesë
në një forum online në internet, ku diskutohej mbi një nga shkrimet që ka botuar “Panorama Plus” pak javë
më parë. Mes komenteve të ndryshme ku thuhet se Adelajda e la Gonin pasi ishte “një pijanec”, vetë Goni ka ndërhyrë duke pohuar se “sa për Adelën e kam lënë unë, dhe jo ajo mua”. Ai ka gjetur këtë mënyrë për t’u mbrojtur nga thashethemet lidhur me veset e tij, si alkoolist dhe një bixhozçi. “Sa për ata që thonë se unë pi ata nuk kanë lekë të pijnë vetë dhe flasin, kurse mua më dalin e më teprojnë paratë, ndaj po deshën të vijnë t’i qeras”, është shprehur ai në forum. Gjithashtu në lidhje me lojërat e fatit ai ka pohuar:
“Po ju them se dhe lojërat e fatit nuk bëjnë pjesë në jetën time. I kam lënë me kohë po janë disa njerëz parazitë që s’kanë punë tjetër e merren me të tjerët. Pastaj e kush është Adela që do na thyejë një tabu!? Adela në punë po, në shkollë po, gjithë të mirat i kishte. Po i mungonte vetëm fama dhe këtë kujtoi se ta jep “Big Brother”. E çuditshme që ka njerëz të tillë që janë në gjendje të heqin dorë nga çdo gjë vetëm për
t’u bërë pak të famshëm, e këta janë të vetëquajturit VIP-a”. Kështu përfundon ai komentin e tij, duke u vetëmbrojtur dhe duke treguar në këtë mënyrë se kapitulli me Adelën tashmë është mbyllur, dhe s’ka kthim mbrapa. 

ADELAJDA NË “BIG BROTHER” PËR T’U NDARË NGA I FEJUARI
“Adelajda nuk e do burrin prandaj ka gjetur një arsye të ndahet nga ai”. Këto janë komentet rutinë që bëhen për Adelajdën nëpër forume të ndryshme. Por edhe fakti që ajo brenda shtëpisë, ka pohuar shpesh se nuk ka ç’të japë si banore e këtij “reality show”, të lë të mendosh se ka qenë një skenar i paramenduar nga ajo. Ka gjetur pikërisht një mënyrë të tillë, për t’i dhënë fund lidhjes së saj 5-vjeçare nga Goni, lidhja me të cilin i ishte bërë e padurueshme. Dhe për ta justifikuar vendimin e saj në mënyrën më të mirë, ajo ka gjetur pikërisht këtë rrugë, që do ta nxirrte atë dhe të justifikuar në sytë e të gjithëve duke e ditur që i fejari nuk do t’ia falte. Por fakti që Adelajda nuk e ka përmendur më madje nuk ka pasur nevojë për këtë, tregon se ajo nuk e donte më ish-të fejuarin e saj, aq sa nuk po i intereson më loja që duhet të bëjë brenda shtëpisë. Ajo ka shfaqur aty të gjitha komplekset e mundshme në vështirësinë që ka për t’u socializuar. Madje publiku e ka etiketuar si “acaruesja”, dhe e kanë komentuar si të padurueshme dhe të palogjikshme sjelljen e saj ndaj Bjordit.


 

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.