Nëna e Qetsorit: Dua ballafaqim me Eltonin, na fyeu nusen shtatzënë

26/04/2009 22:54

 

Qetsori

“E shoh djalin tim që në orën 13:30 që kthehem nga puna, deri pas mesnatës kur ai fle. Më duket sikur e kam brenda në shtëpinë time. Fle dhe dua të zgjohem me të, por më duhet të iki për në punë”. Nëna e Qetsorit, një nga konkurrentët më të fortë të “Big Brother-it” shqiptar na thotë se si po i përjeton javët televizive të djalit të saj, si i sheh marrëdhëniet e tij me të tjerët brenda shtëpisë, si dhe shpreh një revoltë, për një nga banorët.

Si reagoni kur e dëgjoni të debatojë me konkurrentët e tjerë?

Me emocione të papërshkrueshme, aq thellë sa mund të ndjejë zemra e një nënë. Më keq kam përjetuar shakanë e tij me Adin për 1 Prillin, që treguan vonë se ishte shaka. Atë ditë kam shkuar në spital.

A po ju duket paksa i lodhur kohët e fundit?

Absolutisht. Ai ka shpirt kreativ që kurrë nuk shteron. Madje në javët në nominim (relativisht shumë) ai ka prodhuar situata nga më të larmishmet dhe më të këndshmet.

Si i keni përjetuar javët e tij në nominim?

Me ankth! Ashtu si çdo prind, por gjithmonë kam pasur bindjen se ata fansa që e sollën deri këtu do ta shoqërojnë në finale, sepse ai di t’i mbajë pranë duke u thyer monotoninë.

Cili nga konkurrentët ju duket se po e trajton keq Sorin?

Adi. Ai sulmon hidhur. Unë dhe familja ime jemi lënduar shumë nga një shprehje e Eltonit në dhomën e rrëfimit: “Sorit do t’i pjellë nusja.” Nuk e di se ku e gjeti ai atë shprehje në mes të qytetit, por ajo që tha ishte diçkaa e ulët për të dhe unë e nusja ime e përjetuam keq.

Po ai, a po lëndon dikë?

Ai nuk lëndon njeri. Ai sjell vetëm humor dhe debat të lirë. Në momente të vështira i afron të gjithë. Kjo duket dhe në nominimet e tij që nuk janë tendenciozë për individët me të cilët është përplasur në debat, po i bën të mirargumentuara.

Si po ju duket pozicioni i tij gjithmonë në sulm?
Sori është impulsiv. Duhet ta bëjë këtë sepse i kërkohet prej mijëra fansash që harxhojnë kohën duke e parë dhe votuar. Kur ai nuk përsërit veten, nuk ka pse të rrijë i heshtur.

A ka bërë ai ndonjë gabim aty brenda?

Ai nuk më ka zhgënjyer në asnjë moment të vetëm, por vetëm zoti nuk bën vërejtje se njerëzit po. Gjithsesi, unë me sytë e nënës nuk shoh asnjë gabim te Sori.

Keni menduar se ai do të dalë këtë javë?

Sori ka dhënë dhe jep me apo pa dashje. Vetëm një ditë, që ai për tetë orë as nuk ka folur, as nuk ka gatuar, të gjithë banorët e tjerë ranë në gjumë. Kjo tregon se Sori prodhon në çdo moment dhe, nëse audienca kërkon lojë të vërtetë, do ta çojë Sorin në finale.
Cili është konkurrenti që ju e shihni më afër djalit tuaj?

Arjoni dhe Adela janë më të veçantë. Të gjithë gëzojnë respektin tim, përveç Eltonit me
të cilin do të kërkoj një ballafaqim që të vendos në vend dinjitetin e familjes sime.

Nëse Sori nuk fiton, kë do donit që ta fitonte BBA 2?

Padyshim Arjoni, jo vetëm sepse është nga Vlora, por sepse ai është më interesant se të tjerët dhe mbi të gjitha, një mik i mirë i Sorit.

Cila është ana më e veçantë e karakterit të Qetsorit?

Ka shpirt shumë human dhe optimist. Dua t’u bëj me dije të gjithë fansave të tij se ai ka nënshkruar një kontratë sipas të cilës, në rast fatkeqësie dhuron organet. Nuk e di pse e zënë në gojë shprehjen e tij 70000 euro kur ai dhuron jetë? Kur trupi i tij është pjesë e një kontrate? Nuk e di se sa shqiptarë e kanë bërë këtë, që mua fillimisht më ka lënduar shumë, por tashmë jam krenare për tim bir që është i gatshëm t’i falë jetën dikujt tjetër.

Është Sori në shtëpinë e BB ai që është edhe jashtë?

Ai është aktor i kësaj loje përmes së cilës shfaq ato elemente të karakterit që ka edhe jashtë.

Cila nga vajzat aty ju pëlqen më shumë?

Anjeza. Më pëlqen që është vetvetja dhe di të krijojë raporte të ndryshme dhe t’i ndajë gjërat.

Pse duhet që Sori të shkojë në finale?

Sepse ai pasqyron realitetin shqiptar. Me karakterin, qëndrueshmërinë, kurajon, besimin në vetvete. Nuk e di se çfarë i mungon atij nga një shqiptar tipik, por di të them se u jam mirënjohëse mijëra fansave të tij kudo ndodhen, veçanërisht atyre vlonjatë dhe dukatas që harxhojnë kohën dhe i ndjekin me përkushtim, e votojnë, e duan dhe mbi të gjitha e vlerësojnë dhe i besojnë!

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.