Rreth 300 mijë qytetarë kosovarë pajisen me pasaporta

20/05/2009 15:22

Me qëllim të plotësimit të njërit prej kritereve të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, pasaportat aktuale do të vazhdojnë t’iu shpërndahen shtetasve kosovarë, vetëm deri në mesin e vitit të ardhshëm, meqë nga atëherë do të fillojnë të shpërndahen pasaporta biometrike.

Këshilltari për media i ministrit të punëve të brendshme, Fisnik Rexhepi, thotë se pasaportat aktuale, do të vazhdojnë të kenë vlefshmëri deri në skadimin e natyrshëm, që do të thotë se edhe për vite me radhë, një pjesë e qytetarëve do të mund të udhëtojnë me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.