Zbulohet Enkeleda, motra nga babai, të cilën Bjordi nuk e ka takuar asnjëherë

25/04/2009 10:02

 

bjordi


 







 

Në jetën e Bjordit kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme brenda një kohe shumë të shkurtër. Edhe pse ka lënë Shqipërinë në moshën 2-vjeçare, ai ka mundur ta vizitojë atë vetëm pak kohë më parë. Fëmijë i prindërve të divorcuar, ai u rrit me mamanë e tij e cila ka bërë të gjitha sakrificat e mundshme që të birit të mos i mungojë asgjë. Ndërkohë në ardhjet e tij në Shqipëri, ka mundur të njohë edhe disa nga njerëzit e afërm të babait, Bujar Mezinit. Lajmin e parë nga i ati nëpërmjet komunikimit me letër, ai e mori kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother” duke e ndarë këtë histori me të gjithë shqiptarët. Dhe e gjithë kjo ngjarje, tipike e familjeve të tranzicionit, hapi shumë debate të tipit: A duhet ta takojë Bjordi të atin, a duhet t’ia falë mungesën 21 vjeçare në jetën e tij? Dhe diskutantët ndahen në dy kampe, dikush thotë ‘po’ e dikush ‘jo’, ndërkohë që vendimin i duhet ta marrë vetë Bjordi, i cili edhe pse është vetëm 21 vjeç, duket se nuk i prishen kollaj ekuilibrat edhe nga histori të tilla kaq tronditëse. Por mesa duket surprizat për djalin simpatik dhe të ëmbël të “Big Brother”, nuk kanë mbaruar akoma.
Kur të dalë nga shtëpia, ai do të takojë edhe një person shumë të afërt për ekzistencën e së cilës ai me siguri nuk ka dijeni. Kur ne publikuam intervistën e mamasë dhe babait të Bjordit duke bërë edhe një farë ballafaqimi mes tyre, por edhe kur u publikua letra e Bujarit gjatë spektaklit, në adresë të redaksisë tonë, erdhi një mesazh nga një vajzë me emrin Ariana (mbiemrin nuk po e tregojme për ruajtjen e privatësië). Ajo na rrëfen se ka lidhje gjaku me Bjordin, por ky i fundit nuk ka dijeni. Ja si ka ndodhur: Kur Antoneta, mamaja e Bjordit, është njohur me Bujarin, babain e Bjordit, të dy kishin patur martesa të mëparshme. Nga martesa e parë, Antoneta kishte një vajzë, Skerdën të cilën Blordi e njeh, ndërkohë që edhe Bujari nga martesa e tij e parë kishte një vajzë me emrin Enkeleda, e cila sot është rreth të 35-ve. Enkeledën e gjeti viti ‘90 në një moshë të re, por e martuar dhe me dy fëmijë si dhe banonte në Durrës. Më pas ajo ndahet nga bashkëshorti shqiptar dhe ikën në Itali, ku u martua me një italian dhe bëri fëmijë të tjerë me të. Ajo ka pasur të njëjtin fat si Bjordi i cili është vëllai i saj nga babai. I ati nuk e ka takuar asnjëherë, por herë pas here i dërgonte letra njësoj siç po bën tani me Bjordin. Madje Arianna na tregon se tekstet e letrave që gjyshi i saj Bujari, i dërgonte të jëmës, ishin njësoj si ajo që i dërgoi Bjordit, duke cituar Hygonë dhe duke përdorur të njëjtat fraza.
Enkeleda ka patur mundësi të njohë të vëllain nga programi “Big Brother” ndërkohë që e ka takuar vetëm një herë kur ai ka qenë 2 vjeç. Ajo nuk dëshiron që këtë fakt të familjes dhe jetës
së saj, ta bëjë publike duke u bërë pjesë e spektaklit dhe e shkrimeve në gazeta, por ka vendosur ta takojë Bjordin dhe të njihet me të sapo ai të dalë nga shtëpia e “Big Brother”. Padyshim që ky fakt do ta çudisë jo pak Bjordin, në vazhdën e çudirave dhe risive në jetën e tij. Por ndërkohë historia e të motrës e cila është shumë e ngjashme me të tijën, (madje për
çudi ata jetojnë në të njëjtin shtet), do ta ndihmojë jo pak Bjordin, që ta njohë akoma më mirë babain e tij biologjik.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.