“Adela ka komplekse me veten!”

23/04/2009 16:44

Gjatë diskutimit për jetën brenda shtëpisë Arjoni ,Eltoni dhe Juna flasin për Adelajdën. Juna mendon që ajo është një person i shtirur dhe këtë gjë ia ka shprehur. Eltoni thotë:-“Adela është një person që ka shumë komplekse me veten!” Personat që janë me komplekse nuk marrin hapa të tilla sic ka marrë Adelajda mendon Juna. Por Eltoni mbështet idenë e tij, dhe shton që komplekset e saj janë të dukshem që me fizikun , me flokët. Junida thotë që sipas eksperiencës së saj me persona të tillë me komplekse, ato nuk dalin në publik pikërisht për faktin e të pasurit të tyre . Ajo thotë që shumë gjëra bien ndesh tek Adelajda, dhe për këtë ajo ka arritur në mendimin që ajo është e shtirur. Eltoni i thotë Arjonit që e ka pëlqyer në faktin që ai ka qënë gjithmonë konstant në lojë. Ai thotë që ideja e lojës është që të futen tipa të ndryshëm , por jo për të ndryshuar , por për të parë se si mund të bashkjetojnë ato bashkë. Bisedës i bashkohet dhe Anjeza e cila i thotë Junës që në momentin që kanë hyrë banorët e rinj është bërë dallimi i disniveleve. Junida thotë për Adin që ai i di shumë mirë se si janë gjërat , por preferon t`i kalojë gjërat me humor. Eltoni thotë:-“Adi po luan me momentin!” Anjeza mendon që personat që kanë qënë më përpara në qëndër të debateve nuk janë më, dhe përmend rastin e Adelajdës. Ato vazhdojnë diskutojnë për Arjanin dhe Eltoni thotë:-“Ai është në krizë identiteti!”

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.