Arbri nuk përmbahet, flirton me Jonidën dhe Zhuljetën e “Big Brother”

01/04/2009 19:04

 

Po po, është Arbri, fituesi i “Big Brother 1”, ai që i bëri të gjithë për vete me imazhin e djalit të mirë. Madje ai u mor si model i djalit perfekt, dhe nënat lusnin Zotin që bijtë e tyre t’i ngjanin pikërisht atij. Dhe në fakt ashtu është. Arbri jo vetëm brenda në shtëpinë e survejuar, por edhe jashtë, ka demonstruar disa cilësi shumë të mira. Ai u quajt djali i fjalës së mbajtur pasi ashtu siç premtoi, 50 mijë eurot i shpenzoi për aktivitete sensibilizuese të pagëzuara me sloganin “Ndryshimi fillon nga ti”. Për shkak të aktiviteteve të shumta të organizuara prej tij dhe një stafi vullnetarësh, Arbri ka vijuar të jetë në qendër të medias të cilat kanë pasqyruar çdo gjë. Por nuk duhet harruar, ai është vetëm 22 vjeç, po jeton në Tiranë dhe dashur pa dashur do bëjë jetën e një të riu tipik kryeqytetas. Kështu Arbri është një frekuentues i rregullt jo vetëm i aktiviteteve të ndryshme ku mysafirë janë fytyra të njohura të ekranit, por edhe i jetës së natës.

MARRËDHËNIA ME FEMRAT
U tha që Madalena, vajza italiane me të cilën kishte tre vite lidhje dhe dashuri, e kishte lënë por në fakt
ajo u bë e gjallë sapo Arbri doli nga shtëpia. Ata të dy janë parë së bashku në disa aktivitete.

Më pas mbase edhe për arsye të largësisë Arbri shihej gjithnjë e më shumë në shoqërinë e vajzave të tjera të cilat me siguri kanë qenë thjesht mikesha. Të shtunën e kaluar, tek lokali i njohur me karaoke “Magic 4”, Arbri ka tërhequr vëmendjen e paparacit. Përveç se i shoqëruar nga femra, duket se Arbri ka preferuar të qëndrojë në mënyrë disi më intime me Jonidën, konkurrenten e edicionit të kaluar të “BB” e cila tani punon në Top Albania Radio. Mjafton të shihni fotot për të kuptuar më shumë. Por Arbri nuk është mjaftuar
me kaq, por është hedhur në “sulm”, tek Zhuljeta, e cila doli pak ditë më parë nga shtëpia, pasi kishte provuar të njëjtën eksperiencë si Arbri. Që të dy kanë preferuar të rrinë gjatë bashkë dhe shumë afër njëri-tjetrit. Duket se mpleksja e të rinjve të “BB1” me “BB2” po bëhet një modë po të kemi parasysh edhe
lidhjen e Mozës me Polin.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.