Arjoni deklaron: E pëlqej shumë Mimozën

26/03/2009 21:56

 

Kanë kaluar një ditë shumë intensive banorët e shtëpisë së “Big Brother”. Janë angazhuar në debate të shumta e kanë diskutuar për tema të ndryshme. Herë pas here edhe janë hapur në lidhje me njëri-tjetrin, siç është rasti i Arjonit kundrejt Mimozës. Ai i ka thënë Adelajdës se e pëlqen shumë Mozën.

Arjoni pëlqen Mimozën

Arjoni, Bjordi dhe Ani flasin për makinat. Para tyre kalon Mimoza, e cila është rregulluar dhe ka veshur minifund. Arjoni reagon menjëherë dhe i thotë: “E di që unë dhe Bjordi të kemi inat tani!” Mimoza i pyet: “Duken bukur flokët?” Arjoni i thotë që nuk e kanë mendjen te flokët. Ai dhe Bjordi i kërkojnë që të largohet, pasi për ta është shumë provokuese. Ajo largohet, ndërsa ata vazhdojnë duke diskutuar për të. Bjordi thotë: “E ka feminilitetin në gjak, por nuk e kupton!”

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.