Babai i Adelës lë Shqipërinë nga inati i së bijës

26/04/2009 22:54

 

bjordi-adela

Tashmë është një fakt i njohur, që prindërit e Adelës jo vetëm që nuk e përkrahën të bijën për t’u bërë pjesë e “Big Brother”, por ata kërkuan me forcë që Adela ta linte menjëherë shtëpinë, sapo ajo filloi të afrohej me Bjordin. Edhe mungesa e prindërve gjatë netëve të spektaklit, tregonte faktin që ata nuk po e pranonin dot këtë vendim të së bijës dhe sjelljen e saj me Bjordin. Ndërkohë kemi filluar të shohim mamanë e Adelës në spektakël, ndërsa të atin, jo. Ai ka ardhur në atë sallë vetëm dy spektaklet e para. Kemi mësuar se i ati është mërzitur dhe irrituar aq shumë nga sjellja e së bijës, sa ka vendosur të lërë jo vetëm Kavajën por edhe Shqipërinë, duke ikur kështu në Itali. Madje të njohur të tyre në Kavajë na tregojnë se edhe e ëma, ka mbyllur dyqanin poshtë shtëpisë dhe shtëpinë, dhe ka marrë një shtëpi me qira në Golem. E gjitha kjo tregon se Adela është me të vërtetë në hall me mentalitetin e prindërve të saj, përderisa thjesht pjesëmarrja në një program si ky por edhe afrimi me një djalë, ka bërë që atyre t’u përmbyset bota. Madje të afërm të familjes së Adelës tregojnë se i ati ka kërcënuar se po t’i dalë e bija përpara, pas këtij turpi, do ta ketë punën pisk me të. Edhe pse mediat kanë folur shumë për këtë argument, duke treguar se asgjë e pazakontë nuk po ndodh me vajzën e tyre, duket se mentaliteti dhe formimi i tyre, është shumë më i fortë se opinioni i cili i gjithi në kor ka kritikuar për këtë sjellje. Reagime ka sjellë edhe deklarata e mamasë së Adelës, të shtunën e kaluar kur u pyet nga prezantuesja, se si e sheh lidhjen me Bjordin. Ajo tha se Adela ka një familje dhe kur të dalë do sqarohet gjithçka.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.