Bjordi-Adela, një natë përqafimesh e puthjesh

23/04/2009 06:20

 

adelabjordkiss1

Mund të themi me plot gojë që tani janë zyrtarizuar dy çifte në shtëpinë e Big Brother-it. Nga njëra anë, lidhja e shumëpërfolur Bjordi-Adela dhe nga ana tjetër Arjoni-Anjeza. Janë dy çifte që tashmë duket se po sfidojnë banorët që janë të pozicionuar tek në shtëpi. Fjalët që nëna e Bjordit i tha atij në spektaklin e së shtunës, ai ia ka transmetuar vajzës nga Kavaja, tek e cila kanë krijuar një gjendje më të qetë. Ata, vazhdimisht, që nga ajo natë qëndrojnë bashkë, duke u puthur e përkëdhelur. Kjo gjë ka rënë në sy edhe të banorëve të tjerë.
Ka qenë Anjeza ajo që ka parë ata duke u puthur dhe e ka pyetur: “Tani Adela është cilësuar për ju të dy?” Bjordi ia kthen përgjigjen, duke i thënë që lidhja e tyre nuk do të cilësohet asnjëherë. Adelajda mbështet mendimin e tij, dhe shton që ato nuk kanë nevojë për cilësime. Sipas Anjezës, fakti që e kanë bërë publike puthjen e tyre është një lloj cilësimi. Adelajda thotë që njerëzit mund të thonë çfarë të duan për lidhjen e tyre.
Anjeza mendon që fjalët e saj bien në kontradiktë me atë çfarë i kishte thënë ditë më përpara. Këtu duket sikur Adelajda ka pranuar gjithçka, duke i thënë: “Me sa gjëra kam rënë në kontradiktë unë!”. Nuk ka qenë vetëm ky momenti i vetëm i intimitetit të këtij çifti. Pas fjetjes së gjithë banorëve të tjerë, Adelajda dhe Bjordi kanë vazhduar të qëndrojnë bashkë, duke u puthur e duke u përqafuar. “A do të doje gjë tjetër këtë moment?”, - e ka pyetur Bjordi Adelajdën. Ajo ka mohuar. “Përqendrohu tani, këtu, shijoje tani dhe ky do të jetë momenti më i bukur”, - i ka thënë ai - nesër është një ditë tjetër!”. Pas rreth dy orësh, ata i ka zënë gjumi në krahët e njëri-tjetrit.
Por, çiftet e krijuara brenda në shtëpi nuk kanë kaluar pa u bërë një lloj vlerësimi edhe nga banorët e tjerë. Arjoni dhe Anjeza janë më të tërhequr me njëri-tjetrin, sillen normalisht dhe nuk është se kanë probleme. Shumë prej teleshikuesve e kanë pagëzuar këtë lidhje të krijuar për “shoë”, ndërsa vetë Arjoni, kur Mesida gjatë programit të së shtunës e “akuzoi” për këtë fakt, ai e mohoi në mënyrë kategorike. Vlen të pritet në ditët ne vazhdim se çfarë do të ndodhë me këta të dy.
Duke biseduar me Arjanin, Qetsori ka thënë se, për mendimin e tij, nëse do të krahasoheshin dy çiftet brenda shtëpisë, Bjordi dhe Adela ishin më të fortë sesa Anjeza me Arjonin. Ai, njëkohësisht ka pyetur pse ishte kështu. Sipas Arjanit, kjo ishte rezultat i vështirësisë, me të cilën u lidhën ata të dy, e njëkohësisht të simpatisë që Bjordi gëzon në publikun jashtë, me sjelljen dhe të folurën e tij. Adela, gjatë qëndrimit me Bjordin ka ngritur në vetvete një pikëpyetje që, në një farë mënyrë, ia ka drejtuar edhe atij. “Pse të tjerët më marrin inat?” - ka thënë Adela. Të tjerët, në qoftë se duan mund të më njohin më mirë dhe të ndryshojnë mendim. Bjordit i ka thënë se atë e pëlqejnë banorët, po tek unë çfarë nuk shkon, është shprehur ajo vazhdimisht e habitur.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.