Buxheti i javës

22/03/2009 19:37

Banorët mblidhen të gjithë në sallon pasi do të fillojë diskutimi dhe hartimi i listës për buxhetin dhe blerjet e kësaj jave. Kryefamiljarja e kësaj jave, Adelajda, lexon rregullat dhe kushtet të cilat banorët duhet t’i respektojnë për buxhetin e kësaj jave. Ajo u thotë banorëve se shuma që mund të shpenzojnë për këtë javë është përgjysmuar sepse ata nuk arritën të kalonin provën e javës. Adelajda u kërkon banorëve që ta ndihmojnë, pasi për të kjo është hera e parë si kryefamiljare. Ajo i kërkon Arjonit dhe Sorit që si fillim të përcaktojnë produktet e nevojshme për kuzhinën por, banorët e këshillojnë që t’i marrë me radhë ashtu si i kanë bërë edhe herët e tjera. Bjordi, Sori dhe Dritani e ndihmojnë në përllogaritje, ndërsa banorët e tjerë afrohen për të thënë preferencat e tyre. Përgatitja e buxhetit bëhet qetësisht nga banorët.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.