Gëzuar ditëlindjen Arjon!

23/04/2009 06:19

 

dhurata-e-arjonit-copy
Një tjetër banor ka festuar ditëlindjen brenda shtëpisë së Big Brother dhe ka qenë pikërisht Arjoni. Banorët e kanë pritur atë të fshehur jashtë shtëpisë, ku Qetsori i kishte përgatitur edhe një kënd romantik, të sajuar me jastëqe dhe vazo lulesh. Aty e priste edhe dhurata e tij, Anjeza, që banorët e kishin mbuluar “që të mos dukej”. Ata e uruan të gjithë me rradhë, duke e puthur e përqafuar dhe i kënduan edhe këngën e ditëlindjes. Ai i ka falenderuar banorët për mendimin dhe impenjimin. “Unë nuk i kam qejf surprizat, - ka thënë Arjoni, - por kjo ishte shumë e bukur!”.

Shakaja për Arjonin
shakaja-e-arjonit-copy
Anjeza, Adelajda dhe Bjordi i kanë bërë Arjonit një shaka. Ata kanë shfrytëzuar momentin që ai ka ikur dhe ndërsa Anjeza dhe Adela ruanin kthimin e tij, Bjordi është futur nën jorgan, në këndin romantik, që Qetsori kishte përgatirur për çiftin, në mënyrë që Arjoni ta kujtonte si Anjeza, për të parë sesi do të reagonte. Por Arjoni i ka qëndruar lojës dhe është futur edhe ai nën jorgan duke bërë sikur e përqafonte. Vajzat kanë qeshur me të madhe.

ditelindja-e-arjonit22Ditëlindja e Arjonit
Arjoni është një nga banorët i cili ka festuar ditëlindjen e tij brenda shtëpisë. Për këtë “Big Brother” i kishte përgatitur një surprizë me këtë rast, duke i organizuar një festë. Banorët ishin të veshur si kinezë për shkak të provës. Ato urimin e dhanë në një formë të vecantë duke imituar kinezët.

Top Channel

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.