“Gjumi mund të jetë taktikë loje”

23/04/2009 16:46

 



Disa nga banorët janë mbledhur në sallon për të praktikuar leksionet e gjuhës kineze. Përvec kësaj, ata nuk harrojnë të komentojnë edhe sjelljet e njeri-tjetrit. Eltoni thotë se Bjordi ka gjetur një mënyrë të mirë për të kaluar kohën dhe për të qëndruar ende në shtëpinë e Big Brother, atë të të fjeturit gjum për një kohë të gjatë. Anjeza tregon se kur kishte shkuar për të zgjuar Adelën, ajo ishte shprehur se nuk kishte me kë të bisedonte e ndaj do vazhdonte të qëndronte ende në krevat. Eltoni nuk rri pa e lidhur këtë shprehje me daljen e Aidës. Ai mendon se Adela më parë, vetëm me Aidën merrej, ndërsa tani që ajo nuk është më, normalisht nuk ka më se cfarë të bëjë. Sipas tij, ajo që ishte aktive u largua, ndërsa ata që flenë janë ende në shtëpi.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.