Me këta nuk mund të flitet

23/04/2009 16:46

23/04/09 11:50

Eltoni dhe Juna diskutojnë për bisedën e një nate më parë ku u fol ndër të tjera dhe për historinë dhe luftën. Ata ironizojnë mendimet e Arit i cili, sipas tyre, doli në konkluzionin se nuk është bërë luftë. Ata thonë se për këto mendime duhen vënë duart në kokë sepse nuk mund të mohoet dicka që është e ditur dhe e mësuar. Eltoni përmend edhe bisedën me Adelën ku ai e kishte pyetur për një pjesë të historisë dhe ajo i kishte kthyer një përgjigje se e dinte dhe kaq, pa i kthyer asnjë përgjigje mbi pyetjen. Sipas tij, Adela nuk e dinte vërtetë ndaj nuk kthente përgjigje. “Është e tëmerrshme mos të dish!”- thotë ai. Juna shprehet se nuk mund të tolerohet pasi ajo është mësuese dhe mëson të tjerët, ndërkohq që nuk i di vetë. Ajo mendon se me këta tipa, nuk mund të bisedosh sepse as nuk merr e as nuk jep informacione. “Është zyshë që shet moralin dhe mentalitetin e prapambetur e ka filluar të hapet nëpër krevate.”- ironizon Eltoni Adelën.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.