Mënyrë e vecantë kandidimi

29/03/2009 15:22

Big Brother ka vendosur që kandidimet për këtë javë të zhvillohen në një mënyrë të vecantë. Ato duhet të shkonin në dhomën akuarium për të dhënë emrat e dy personave të padëshiruar, duke patur disa prej banorëve prezent. Kjo mënyrë i ka vënë banorët në vështirësi, por njëkohësisht i ka bërë më trasparent me njëri-tjetrin. Banorët kanë vendosur që personat me pak të dëshiruar të jenë Qetsori, Adelajda , Aida dhe Republika. Nominimin e Republikës e kërkuan Ani, Bjordi dhe Anjeza. Arsyet kryesore ishin që nuk kishin afrimitet me të, dhe për faktin që ajo nuk kishte qënë asnjëherë në nominim. Një nga nominimet e papritura ka qënë ai i Adelajdës, e cila nominoi Bjordin. Ajo thotë:-“Nuk më rri larg, kur unë i them të qëndrojë larg!”

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.