Motra e Adelaidës, e mbuluar me shaminë myslimane

25/03/2009 15:43

 

Adela i përket një familjeje të nderuar, praktikante e besimit mysliman. Motra e Adelës, tashmë e martuar, përdor shaminë karakteristike të besimit.
Zbulohet edhe një fakt mbresëlënës, mbi një nga banoret më interesante të shtëpisë së Big Brother: Adelajdes nga Kavaja. Adela i përket një familjeje të nderuar, praktikante e besimit mysliman. Motra e Adelës, tashmë e martuar është madje, e mbuluar me shaminë karakteristike të besimit. Lajmi konfirmohet edhe nga anëtarë të Komunitetit Mysliman.
Edhe në bisedat që ka bërë me banorët e tjerë të shtëpisë së BB-së, vetë Adelajda, shpesh, ka shfaqur natyrën e saj të një vajze fetare. Ajo e quan veten besimtare të devotshme të fesë islame. Këto ka nxjerrë edhe si arsye për të mos kryer disa nga sjelljet e zakonshme për banorët e tjerë, si p.sh., të zhvishet me rroba banje.
Por, banorët e tjerë e përkufizojnë Adelën si një vajzë mjaft kontradiktore në ato që thotë dhe bën. Turbullimin e Adelës, në fakt, e kanë konstatuar edhe vetë familjarët, të cilët sipas shtypit, kanë kërkuar prej organizatorëve daljen e saj nga shtëpia e BB-së.
Në një episod të show-t, Bjordi po rrinte gjysmë i zhveshur në oborrin e shtëpisë, në një nga ditët me diell. Adela nuk ka dashur që ai të rrijë ashtu. Kur Bjordi e ka pyetur se cila ishte arsyeja që ajo nuk dëshironte ta shihte ashtu, ajo i ka thënë se nuk e lejon feja të shohë një mashkull të zhveshur.
Gjithsesi, shumë lexues online, që e ndjekin show-n, habiten se si një vajzë që shpreh mendime të tilla, është e gatshme më pas të presë apo të dhurojë puthje.
Një episod tjetër interesant, është një bisedë mes Adelajdes dhe Bjordit, mbi ekzistencën ose jo të dinozaurëve. Gjithçka ka nisur me pyetjen e Bjordit, se çfarë mendonte ajo kur shkonte në një muze dhe shikonte kockat e një tiranozauri. “Unë dyshoj!” - ka thënë Adelajde.
Bjordi shfaqi gjatë gjithë kohës habinë e tij, sesi mund të dyshojë ajo në fakte shkencore, apo të mos mendojë asgjë në lidhje me kockat e dinozaurëve. Adela vazhdonte të ngulte këmbë në të vetën dhe që nuk donte të fliste as për fenë, as për shkencën. “Nuk po flasim për fenë, -i tha Bjordi, po flasim çfarë mendon ti, kur sheh kockat e një dinozauri.”
“Ku e di ti - ia ktheu Adela, që ata nuk e kanë groposur pak më parë atë kockën, e pastaj kanë thirrur kamerat? Unë për vete dyshoj!”. Ajo vazhdoi, duke thënë se feja apo besimi që ajo ka, ndikojnë shumë në mendimet e saj, prandaj i kërkoi Bjordit të mos i bënte më pyetje të tilla.

Shamia, përse nuk është asociale

Në konceptin islam, i mbështetur në “Kuran”, vënia e shamisë, së pari, ka të bëjë me moralin që krijon femra në veshjen e saj. Pra, veshja përmes shamisë krijon një figurë sociale, e cila nënkupton edhe bindjen e saj, si dhe një jetesë përmes kësaj bindjeje. Gjithashtu, e dyta, përmes kësaj veshjeje sigurohet edhe shmangia nga ofendimet. Pra, një veshje e tillë, e distancon femrën nga të qenët objekt joshjeje, provokimi, dhe si e tillë, ajo nuk është më një objekt ofendimesh ose kërkesash që mund ta fyejnë.
Në këtë rast, nuk nënkuptohet se ato pa shami i përkasin amorales. Por, vajzat me shami shmangin mundësitë për të qenë të provokueshme, e si të tilla, edhe larg të qenët objekt joshjeje dhe argëtimi pa vend.
Në pamje të parë, një veshje e tillë duket sikur krijon një hendek social. Por, nëse sociale ne nënkuptojmë jetën në punë, shkollë apo në ambiente publike, do të thoshim se, nuk ka asnjë pengesë sociale për këtë veshje të femrës. Të gjitha keqkuptimet, ose këndvështrimet si asociale për femrat me shami, vijnë nga mosprania e këtyre femrave në vende argëtimi, siç janë diskot, lokalet në orët e vona, apo grumbullime argëtuese.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.