motra e arjonit :mes arjonit dhe zhuljetes nuk ka asnje histori

14/03/2009 11:57

 

Si janë marrëdhëniet e tua me Arjonin?
Marrëdhëniet e mia me Arjonin janë shumë të ngushta. Jemi si motër e vëlla, ashtu edhe shokë shumë të mirë. Gjithashtu edhe shoqërinë e kemi të përbashkët. I besojmë shumë njëri-tjetrit dhe flasim edhe për problemet tona që mund të kemi.
Mund të më flasësh rreth marrëdhënieve që kanë vajzat me Arjonin?
Arjoni ka pasur dhe ka goxha sukses me vajzat, d.m.th përveç faktit që është bukurosh, ai është edhe shumë i sjellshëm me femrat. Është i shkathët dhe arrin t’i bëjë për vete. Gjithashtu mundohet të bëjë maksimumin për të qenë sa më korrekt në një lidhje.

Si janë njohur me Roselën (ish e dashura e Arjonit në Itali)?
Arjoni me Roselën janë njohur në një moshë shumë të re,kur Arjoni ka qenë rreth 14 vjeç. Marrëdhëniet e tyre u konsoliduan më tepër kur Arjoni ishte rreth 18 vjeç. Ata janë njohur në atelienë tonë që kishim në
Itali dhe të them të drejtën, më tepër ka qenë një dëshirë e mamasë, ose një shtysë e saj që Arjoni të dilte me Roselën, sepse i dukej vajzë e sjellshme dhe e këndshme. Por vitin e fundit, marrëdhëniet mes Arjonit dhe Roselës u ftohën ndjeshëm dhe më tepër shkak për këtë ka qenë edhe puna e Roselës, sepse punon në një qendër estetike dhe kohët e fundit ajo kishte pak kohë për të dalë, madje edhe telefonatat mes tyre u rralluan shumë. Gjithsesi Rosela ishte në Tiranë për herë të fundit në tetor gjatë audicionit për hyrjen e Arjonit në “Big Brother”. Ata faktikisht janë ndarë, madje edhe Arjoni ia ka shprehur një gjë të tillë Roselës, dhe nëse ai do të pranohej në shtëpinë e “Big Brother”, lidhja e tyre konsiderohej e përfunduar, sepse atje brenda ai edhe mund të dashurohej me ndonjë vajzë tjetër. Megjithatë, ata i mbajnë raportet e mira me njëri-tjetrin, në mënyrë shoqërore. Arjoni dashurinë e madhe për mendimin tim e ka provuar gjatë nëntorit, kur ai u njoh me një vajzë shqiptare, sërish në atelienë tonë, por kësaj radhe në Tiranë. Arjoni në këtë lidhje të tij të re duket me të vërtetë shumë i përfshirë emocionalisht, duke pritur çdo telefonatë që mund t’i vinte edhe në orët e vona të natës. Emrin e vajzës nuk mund ta bëjmë publik, për arsye të disa ndërlikimeve që mund t’i sjellim edhe asaj në jetën personale, sepse ajo është person shumë i njohur dhe shumë publik. Por Arjoni i ka dedikuar pikërisht kësaj vajze edhe tatuazhin që mban poshtë
qafës, ku janë të pikturuara dy germa. Pikërisht ky tatuazh do të thotë shumë për Arjonin.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.