ORA dhe KSLK kërkojnë ligjin e punës

20/05/2009 15:23

 

Të dy palët u pajtuan për një angazhim të përbashkët me qëllim të përshpejtimit për fuqizimin e ligjeve e veçanërisht të Ligjit të punës.

Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës-KSLK, nëpërmes të përfaqësuesve te vet,patën një Takim pune në Partinë Reformiste’’ORA’’.

Sindikalistët e njoftuan kryetaren lidhur me angazhimet e tyre ne përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve konkretisht anëtarësisë së KSLK-së. U diskutua çështja e pluralizmit sindikal, çështja e Këshillit Ekonomiko Social të një spektri gjithëpërfshirës bazuar në realitetin e ri të krijuar si në fushën sindikale ashtu edhe në atë të biznesit.

Nevoja e mbajtjes së Këshillit të KSLK-së, rekrutimit të anëtarësisë sindikale veçanërisht ne sektorin privat. Po ashtu u shtua si e domosdoshme bashkëpunimi me të gjitha partitë politike e veçanërisht me ato që kanë një orientim të spektrit ekonomik social siç është edhe partia Reformiste”ORA”.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Partisë Reformiste “ORA” i njoftoi sindikalistet për angazhimet e kësaj partie, veçanërisht në fushën ekonomiko sociale. Kjo parti e pranon pronën private angazhohet ta stimuloj, pra ta ndihmoj atë.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.