Pas ndarjes me Olsin lidhja e re e Najades

22/03/2009 00:33

Djali rreth të 30-ve ka qenë futbollist dhe ka një muaj që është lidhur me ish-banoren e BB

najada-me-te-dashurin

Merr fund lidhja “tërhiq e mos këput” mes Olsit dhe Najadës, dy prej ish-banorëve të “Big Brother 1”, të
cilët mbahen mend si dy të rinj që thyen tabu, duke konsumuar lidhjen e tyre para syve të miliona shqiptarëve. Edhe pse në fillim nuk mund të besohej se kjo mund të ishte një lidhje e vërtetë, fakti që
ata të dy vendosën të bashkëjetonin, sapo dolën nga shtëpia e ”Big Brother”, na bëri të mendojmë për të
kundërtën. Por mesa duket të jetuarit nën të njëjtën çati nuk ka mjaftuar për bërë që lidhja e tyre të zgjaste. Nga miqtë e Olsit dhe Najadës mësonim se lidhja e tyre kishte uljengritjet e veta, kishte fërkime
dhe mosmarrëveshje. Ndërkohë, çifti i mohonte të gjitha këto duke dalë në kopertina gazetash e revistash si dhe në programe televizive si modeli i një çifti të lumtur. Sipas miqve të tyre, Olsi ishte shprehur i lumtur se Najada mund të ishte shtatzënë duke e çimentuar përfundimisht lidhjen mes tyre me ardhjen në jetë të një fëmije. Por edhe ky lajm nuk rezultoi i vërtetë. Thuhet se e pakënaqura në këtë lidhje ka qenë Najada. Ajo ia kishte shprehur disa herë Olsit që nuk ishte ai tipi i përshtatshëm për t’u lidhur seriozisht. Por Olsi thuhet se për ta bindur Najadën që e ka seriozisht, i kishte kërkuar asaj që të martoheshin. Madje kishte fiksuar edhe datën e dasmës, më 15 maj të këtij viti. Ndërkohë Najada nuk është tunduar nga kjo kërkesë, kjo edhe për faktin se martesa nuk ka qenë asnjëherë në planet e saj. Ajo mendon se në fillim duhet të mbarojë shkollën, pastaj të krijojë familje. Rreth një muaj më parë çifti i ka dhënë fund bashkëjetesës. Olsi ka marrë plaçkat e tij duke i lënë shtëpinë Najadës dhe mesa duket është kthyer tek shtëpia e tij, ku jetojnë prindërit dhe e motra. Najada nuk ka pritur gjatë, por është lidhur me një djale shumë simpatik, madje thuhet se kjo lidhje ka filluar që kur bashkëjetonte me Olsin. Sipas informacioneve tona, djali që ka rrëmbyer zemrën e vajzës ka qenë një futbollist, është 30 vjeç, por nuk e dimë se me çfarë skuadre ka luajtur.

Ai është me origjinë nga Vlora, i gjatë, me trup shumë të bukur dhe të gjithë ata që e njohin thonë se ai është i apasionuar ndaj sportit, madje stërvitet rregullisht çdo ditë. Çifti shihet shpesh në lokalet e Bllokut, ndërkohë që mbrëmë paparaci ynë i ka kapur tek “Kapriço”, një lokal që mesa duket preferohet prej tyre. Madje ai është pikërisht lokali që Najada frekuentonte edhe me Olsin. Thuhet se ata nuk kanë vendour të bashkëjetojnë duke i lënë kështu hapësira të mjaftueshme lirie njëri tjetrit, gjë që i pëlqen shumë Najadës. Vajza me një tip shumë të veçantë, i është përkushtuar pikturës dhe një ekspozite që do hapë me punët e saj në qershor. Ka hequr dorë nga menaxhimi i një lokali nate pasi ka kuptuar se nuk është një punë për të.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.