E kam lexuar mendimin e Aidës në lidhje me Dritanin. Nuk më ka krijuar ndonjë përshtypje të veçantë, për faktin se me Dritanin, për shkak të cilësive që ai ka, mund të dashurohet çdo femër”. Është shprehur qetësisht e fejuara e Dritanit në lidhje me thënien e Aidës, se nëse “Dritani do të ishte i lirë, ajo do të ishte dashuruar me të”. Komentin lakonik, e fejuara e Dritanit e ka bërë me një buzëqeshje, por edhe duke sqaruar më tej shkakun e qetësisë së saj. Sipas Evës, ajo thënie e Aidës nuk përbën shqetësim. “Aida është një femër e hapur dhe është shprehur se nuk do të hynte kurrë në mes të lidhjes sonë. E ka shprehur vetë një gjë të tillë”. Por siguria më e madhe për Evën vjen nga vetë Dritani. Duke ndjekur me vëmendje bisedën mes tij dhe Aidës në mesnatën e 7 marsit, Eva thotë se Dritani kishte folur pikërisht për
të, duke i thënë Aidës se, përveç festës së mësuesit, ajo ditë ishe një festë e tij dhe e Evës, pasi bëheshin
plot 70 muaj që kur ishin lidhur bashkë. “E prisja të thoshte diçka atë ditë dhe ai më përmendi”, thotë Eva, e cila shpjegon se lidhja e tyre matet me muaj dhe se numri 7 ka fituar një simbolikë të veçantë në historinë e tyre të dashurisë.
Po a e priste Eva që Dritani të zgjidhte si kryefamiljare Aidën? E ulur në studion e “live show”-t, të shtunën e kaluar, teksa Dritanit i kërkohej të bënte zgjedhjen e tij për t’ia lënë detyrën e kryefamiljarit njërës prej
femrave të shtëpisë, ajo e kishte shqiptuar vetë e para emrin e Aidës: “E dija që Dritani do të zgjidhte
Aidën, për shumë arsye. Dhe jo vetëm për ta shpëtuar nga nominimi, por për t’i treguar Aidës se pavarësisht shoqërisë, fjala vjen me Adelën, ai është i drejtë në vendimet e tij. Kryefamiljaren mund ta bënte shumë mirë Aida, ndoshta edhe Lirita, por asnjë tjetër përveç tyre nuk do të ishte e zonja të drejtonte shtëpinë”.