Republika:Prania ne big brother ngjarja me e bukur.

24/03/2009 10:25

 

Ka qenë një bisedë me Arjonin që e ka bërë vajzën e hekurt në dukje, të rrëfejë veten e saj jashtë shtëpisë së “Big Brother”.
Bika ka treguar se pas divorcit të prindërve për atë është kujdesur vetëm gjyshja dhe xhaxhai. Ajo nuk bëhet me prindërit dhe pas largimit të
tyre ajo ka humbur edhe shumë familjarë të afërt që janë ndarë nga jeta. Për këtë arsye, ajo pranon se është e prerë dhe e fortë si natyrë.
Përvoja në “Big Brother” -ka rrëfyer më pas Bika - ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.


 


 

Arjoni - Lekët xhaxhai t’i justifikon?
Bika- Po.
Arjoni - Do ia kthesh një ditë?
Bika- Çfarëdo të bëj unë, sado lekë të kem në jetë unë atij nuk ia shpërblej dot asnjëherë
Arjoni- Nuk do i kthesh lekët, do t’ia shpërblesh.
Bika- Ai deri këtu ku jam unë e di që është shumë krenar për mua, kjo është një lloj shpërblimi. Kur them shpërblim është kjo që kur rrit një fëmijë dhe të ta dijë fëmija është gjë shumë e mirë.
Arjoni - Po vëllai?
Bika - Është djali i xhaxhait, por ngaqë jemi rritur bashkë. Prandaj më pëlqen kur të dëgjoj kur flet ti për
Frensin për motrën, ndihem njësoj në ndenja. Që i vogël ka pasur një logjikë të shkëlqyer. Ai pa mua nuk ikte në mëngjes, dhe e motra që në mëngjes, është në klasë të tetë vinin, te krevati im dhe më pyesnin më rri mirë kjo? Nëse i thosha unë ik, ato me vrap iknin dhe ndërroheshin. Ai ka krijuar vend në shoqërinë time. Kur nuk është më pyesin ku e ke vëllain. Tre herë që kam ardhur në Tiranë me atë kam ardhur.
    Arjoni - Herën e parë e ke që vjen në Tiranë?
     Bika- Kam qenë dhe vjet 10 ditë, kam njerëz në Tiranë kam dajën e babit. Kur kam qenë e vogël e kam
     bredhur Tiranën se kam pas xhaxhain që më ka vdekur ushtar këtu dhe më merrnin gjyshërit nga mbrapa dhe udhëtonim me tren.
     Arjoni- Tani hera e parë që udhëton vetëm?

Bika- Jo, dy herë radhazi kam ardhur vetëm, pa frikë. Herën e fundit që erdha kur zbrita ndjeva se ishin
afër një grup çunash dhe ndihet ajo që nuk je në qytetin tënd e ke një lloj frike. Kur kam qenë vjet dhe parvjet në Tiranë kam një kushërirë 22 vjeçe dhe dilnim nëpër Tiranë, kur na u qep njëherë një xhajë nga mbrapa ka qenë e fortë fare, mund të ishte nja 60 vjeç. Unë hera e parë në Tiranë në moshë të madhe, më bënin përshtypje që këtu të ngacmonin burra dhe jo çuna. Frikë që kam ndier atë ditë. Normal se nuk jam në qytetin tim, atje i njeh të gjithë je më e mbrojtur. Faktikisht nuk më pëlqen Tirana që të jetoj. Është
shumë kaos, shumë zhurmë.
Arjoni- Po shumë kaos është.
Bika- Kur hipje në autobus të ikte mendja. Më pëlqen një gjë nga Tirana. Vjet isha unë në verë dhe kam parë një thjeshtësi të paparë në veshje. Dhe nuk të ngacmonte tjetri kot së koti si kudo dhe kur të ngacmonin ishte tamam ngacmim dhe jo gjëra vulgare. Më pëlqen dhe e folura. Më pëlqen edhe e folura shkodrançe, se vlonjatët flasin si ne.
Arjoni - Janë më të ëmbël, se ne e kemi të folurën më të egër.
Bika - Unë kam njerëz në Durrës, kam në Sarandë.
Arjoni - Po njerëzit nga ana e mamasë i njeh?
Bika – Po, por nuk bëhem fare.
Arjoni - Pse t’i kanë mbyllur ato raportet apo i ke mbyllur ti?
Bika - Kur nuk bënë ato kur isha e vogël, çfarë më kishin, unë u rrita i kuptova gjërat. Janë përpjekur të më flisnin kur më gjenin në rrugë, por unë fare, nuk ma ndiente, indiferente. Nuk më ka interesuar dhe nuk më intereson.
Arjoni - Ti ke jetuar me xhaxhain?
Bika - Po dhe me gjyshërit.
Arjoni - Po babi jetonte vetëm?
Bika –Po është martuar me tjetër dhe ka familjen e vet. Në momentin që janë ndarë, mua më rritën
gjyshërit.
Arjoni- Kanë qenë të rinj kur ka ndodhur kjo gjë?
Bika- Po, kur kam qenë 1 vjeçe unë, më 1984.
Arjoni - Po ata sa ishin?
Bika- Kishin dy vjet martuar.
Arjoni- Bravo i qoftë dhe gjyshit.
Bika- Një njeri shumë i veçantë dhe mua që më kanë bërë kaq të fortë kanë qenë dhe fatkeqësitë në familje. Mua në fillim më ka vdekur xhaxhai 27 vjeç.
Arjoni - Nga aksident?
Bika- Jo vrasje. Më pas më ka vdekur halla nga kanceri 37 vjeçe. Tani vonë më vdiq gjyshi e vrau rrufeja. Kjo ndodhi 4 ditë pasi kishte vdekur gjyshi dhe më pas vdiq goca e hallës, aksident në Greqi.
Arjoni - Po gjyshja?
Bika - Gjyshen e kam gjallë, është 80 vjeçe, por është shumë e mbajtur dhe punëtore. Është shumë kinge. Por ka pasur brenda 7 vjetësh 4 fatkeqësi. Gjyshja i ka sytë blu dhe i them që nga sytë të të kisha ngjarë. Ajo të kupton sikur të jetë e moshës time. Fakti që më ka rritur vetë që ka atë merakun. Mami i them. Është mërzitur jashtë mase tani që erdha unë këtu ka atë merakun.
Arjoni - E shikojnë me moshë tjetër, por sido të ka mbështetur përderisa je këtu?
Bika-Në fillim nuk donte dhe të gjithë e morën me shaka, mbase nuk të del më thoshte. Unë mërzitesha dhe në momentin që unë mërzitesha më thoshte se nuk i dihej, por nuk e thoshte me gjithë shpirt. Këtu ku jam, është gjëja më e bukur dhe e vetme që më ka ndodhur në jetë se nuk më ka ecur as për punë. Dhe si rrjedhojë e këtyre që po të them, unë kam qenë dhe tip shumë i mbyllur, shumë indiferente. Jam shumë e prerë. Ajo që jam këtu, jam edhe jashtë Arjon. Jap mendimin tim të pëlqen nuk të pëlqen, daç më prano si shoqe daç mos më prano. Për këtë më vlerësojnë në shoqëri që jam shumë e sinqertë. Opinionin që ka Bika jashtë e ka shumë të respektuar. Dua që familja dhe vendi të jenë krenar për mua siç kanë qenë para se unë të futesha këtu.

Arjoni- Nuk ka pse mos të jetë, ti përveçse ia ke ngritur vlerat vetes nuk ia ke ulur asnjëherë. Ti nuk ke bërë asgjë ose nuk ke thënë asgjë që të uli ty si person?
Bika- Ne e shohim shumë ndryshe, por njerëzit që janë jashtë të dëgjojnë, se unë vetë kam qenë spektatore vjet.
Arjoni- Nuk ka njeri në botë që të hapë gojë mbi ty, shumë nga ne kanë bërë gabime se kanë folur tepër?
Bika- Atë nuk e di. Dhe unë kam bërë gabime, ka pasur raste që ia kam futur kot. Siç mua më kanë mërzitur x veta dhe unë i kam mërzitur më shumë, pasi me shakanë time unë ironizoj, duke ironizuar unë dhe lëndoj dhe kjo unë që e kam e kuptoj, por varet se sa e kupton ti.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.